Kosova një Dubai i dytë në mes të Ballkanit, ja kush po e premton atë

Kosova një Dubai i dytë në mes të Ballkanit, ja kush po e premton atë
Kosova një Dubai i dytë në mes të Ballkanit, ja kush po e premton atë

Faik Krasniqi

  • 27 January 2021 - 19:00

Shkruan: Faik Krasniqi

Vazhdojnë avazin e vjetër të hajnisë. Kjo është arsyeja pse e duan pushtetin këta të pangopur. Tek asnjëra parti nuk kam parë një fond për investime. Si mendojnë ta zhvillojnë ekonominë e Kosovës kur s’kemi një fond për investime. Bizneset ku të marrin para për investime. Po bizneset fillestare-start-up ku të marrin para për të filluar një biznes. Tek ky fond është zhvillimi ekonomik. Të tjerat çfarë thonë janë dokrra!

Partitë që na kanë qeverisur në Kosovën e pasluftës, pushtetin përveç që e duan për ta zhvatur akoma popullin, u duhet edhe për t‘i mbrojtur hajnitë e tyre që i kanë bërë deri më tash. Prandaj nuk e përmendin shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Kurse LVV e ka atë luks sepse kurrë s’ka qenë në pushtet, me përjashtim të pushtetit dy mujor që kishte vitin e kaluar. Në çdo fushatë këta na premtojnë zhvillim ekonomik, investime miliardësh etj. Të krijohet përshtypja që Kosova do të bëhet Dubai. Pas ardhjes në pushtet harrojnë çdo gjë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".