Vadete Daka që 12 vjet sillet si pronare dhe monarke e KQZ-së, dorë e zgjatur kriminale e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Isa Mustafës

Vadete Daka që 12 vjet sillet si pronare dhe monarke e KQZ-së, dorë e zgjatur kriminale e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Isa Mustafës
Vadete Daka që 12 vjet sillet si pronare dhe monarke e KQZ-së, dorë e zgjatur kriminale e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Isa Mustafës

Naim Miftari

  • 27 January 2021 - 20:04

Shkruan: Naim Miftari , ish-agjent i SHIK-ut

Le të besojmë e të presim nga Qeveria në ardhje që ta zbaton pastrimin apo dezinfektimin e këtyre institucioneve jetike nga dora e sistemeve të para politikes, nga dora e mafies dhe krimit të organizuar që fshihet dhe është i instaluar në çdo segment të institucioneve, polici, drejtësi, në partitë politike e deri në majën e shtetit. Nuk mundë të ketë shtet as drejtësi pa pastrim të institucioneve shtetërorë nga dora e mafies politike. Zonja Daka duhet ta kupton se dy bosët i ka në burgun e Hagës kurse tjetri, ai i LDK-së nuk i ka punët askund në terezi me elektoratin dhe shumë shpejtë pritet që edhe ai dhe sejmenët e tij të rrëzohen nga “Dardha” e pushtetit .

Nuk është fare e diskutueshme se KQZ, PZAP, Gjykata Kushtetuese e Kosovës , si dhe KGJK e KPK, por edhe institucionet tjera të sundimit të ligjit e sigurisë, janë institucione të mbushura nga njerëz , sekser të besuar të partive politike, sidomos të PDK-së dhe LDK-së. Zgjedhjet e lira në Kosovë vazhdimisht janë vlerësuar e lavdëruar si kinse më të mirat në rajon por kjo nuk është e vërtet pasi në rajon pothuajse asnjë palë zgjedhje nuk kanë qenë zgjedhje prefektë. Aq më pak ato kanë qenë të tilla në Kosovë. Çdo palë zgjedhje janë bërë dhe po bëhen me manipulime, ku pushteti është një hap para. Le të merren shembull vetëm zgjedhjet e fundit, ato të tetorit të vitit 2019, se sa manipulimi që është bërë deri tek skenat e helmimit, që ishte jo diçka tjetër por HELMIMIT POLITIK. E dihet mirëfilli se si ishte bërë ai inskenim vetëm për ta kaluar subjektin politik NISMA me çdo kusht, e ku dora e Hashi Thaçit dhe e Valdete Dakes kanë tërhequr anën e njëjtë. E tash, në këtë aferën e fundit lidhur me listat dhe kontestimin e kandidatëve për ti certifikuar, pas ati transmetime live të KQZ është par dhe konstatuar, edhe nga të shurdhrit edhe të verbrit janë parë tendencat e “Nënës” Valdete Daka në se si në mënyrë të hapur po anonte politikisht nga LDK dhe PDK, siç ka anuar gjatë gjithë këtyre viteve kjo zonjë e cila ka plot 12 në KQZ me mbështetje të Thaçit, Veselit e Mustafes dhe është bërë sikur të jetë një monarkë, pronare e KQZ-së, ku qëllimi final është gjithnjë i njëjtë, ta mbajnë PDK-në dhe LDK-në në pushtet duke ju siguruar vazhdimisht votat në shumicën e zgjedhjeve.

Sa i përket qëllimit të përjashtimit të Kurtit nga zgjedhjet, kjo kurdisje e skenarit tregon vetëm panikun e madh që e ka rrokur “Nënën” Valdete dhe PDK-në e LDK-në , që po sillen si gramafon me dy pllaka- muzika. Po e them këtë sepse të gjithë zyrtarët e këtyre partive politike , në cilësinë e përfaqësuesve publik, trumbetojnë se si Albin Kurtin do ta dëshironim ta kenë përball në zgjedhje por edhe përball në debate, kurse në anën tjetër përfaqësuesit e të njëjtave parti politike në KQZ, nga PDK e LDK, shkonin aq larg sa që skajshmërish po tentojnë dhe po angazhohen që të ja pamundësojnë Albin Kurtit pjesëmarrjen në zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt. Valdete Daka e cila luan rolin e një Gruaje ”Nën” e frikësuar dhe e kërcënuar nga rrjetet sociale, ku çdo kush mund të kërcënon me fjali, lejonte anëtarin e LDK-së të qohej e të ushtronte, të dilte e të futej brenda si me qenë sallon i perëndimit të egër ose si me qen në çajtore te Mustafa, ose në ndonjë mbledhje të pëllumbaxhijve. Në anën tjetër po ashtu ajo lejonte përfaqësuesin e PDK-së dhe të LDK-së që ta kërcënonin e ta fyenin në mënyrë brutale me fjalor rrugaçesh përfaqësuesin ligjor të dhomës ligjorë të KQZ -së që është organ i pavarur. Kjo tregon se pa u pastruar me një VETING, si një formë fshese të gjitha institucionet e mbushura me sekser politik si ,KQZ, Gjykata Kushtetuese ,Gjykata Supreme ,PZAP-i, KPK e KGJK nga ndikimet politike dhe ndikimet e klaneve dhe sistemeve të para politikes, Kosova nuk do të jetë kurrë shtet serioz, shtet ku sundon vetëm ligji.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".