Ja si e bëjnë fushatën zgjedhore politikanët e korruptuar, të rryer e të pjekur për të mashtruar

Ja si e bëjnë fushatën zgjedhore politikanët e korruptuar, të rryer e të pjekur për të mashtruar
Ja si e bëjnë fushatën zgjedhore politikanët e korruptuar, të rryer e të pjekur për të mashtruar

Skender Kapiti

  • 28 January 2021 - 13:36

Shkruan: Skënder Kapiti

I pyesim këta të rimëkëmbjes , se për çfarë rimëkëmbje e keni fjalën , dhe se a nuk jeni ju politika e vjetër, sidomos ajo LDK-PDK, a nuk jeni juve të cilët e keni rrënuar e zhvatur shtetin, si dhe a nuk jeni ju që i keni vënë stërkëmbësit dhe pengesat shtetit në Kosovë, dhe a nuk jeni ju prej të cilëve Kosova ka 20 vite që është e fundit në Evropë në rrugën e shtet ndërtimit, zhvillimit, mirëqenies dhe integrimit? Është vetëm VETËVENDOSJA ajo e cila mund dhe do ta bëjë VETING-un, dhe reformimin e shtetit dhe të shoqërisë në Kosovë, dhe te ajo është shpresa dhe besimi i popullit të Kosovës, pasi as VETËVENDOSJA, as Albini dhe as Vjosa nuk i tremben ligjit dhe drejtësisë sepse janë të pastër dhe të papërlyer në afera hajnie, zhvatjeje, krimi e korrupsioni.

-Partitë politike në Kosovë, ato që tashmë njihen si elita politike e vjetër e që janë PDK, LDK dhe AAK e që premtojnë zhvillim , rimëkëmbje apo dhe gjithfarë tjerash mashtrimesh e gënjeshtrash publike të cilave as atyre më nuk iu beson kush sepse janë tretur e konsumuar; ato nuk përmendin as VETING-un , as drejtësinë, as shtetin ligjor dhe as luftën kundër krimit të korrupsionit dhe as atij të organizuar pasi ato janë bartëset e korrupsionit, tradhtisë, dhe të hajnisë.

Elita e vjetër politike nuk përmend dhe as nuk premton VETING-un juridik të drejtësisë sepse ajo e ka kapur sistemin e drejtësisë dhe drejtësia faktikisht në Kosovë është tërësisht politike dhe në shërbim të saj. Përvoja botërore ka treguar se në atë shtet e vend ku sundon autokracia dhe padrejtësia aty kurrë nuk ka zhvillim ekonomik e as mirëqenie, sepse korrupsioni, vjedhja dhe nepotizmi nuk janë të interesuara për shtetin ligjor dhe sundimin e ligjit, pasi krimi i korrupsionit dhe ai i organizuar vegjetojnë në një shtet ku ligjin dhe drejtësinë e bëjnë oligarkia dhe mafia politiko-korruptive. Ndërsa flasin për rimëkëmbje ekonomike ku PDK-ja rimëkëmbjen e ka si slogan mashtrimi elektoral.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".