Skandaloze: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i padrejtë dhe i gabuar por i obligueshem për zbatim vetëm për objektin e shqyrtimit!

Fadil Maloku

  • 28 January 2021 - 17:45

Shkruan: Fadil Maloku

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese s’mund të kontestohet në zbatueshmëri... këtu kujtoj ka plotësisht të drejtë për mendimin tim Z. Fejzullahu(Hasani). Ama, ky vendim i GJK mundë të jetë i ndikuar shumë nga ndikimet e caktuara politike.

Gjykata vërtetë ka marr vendime absurde dhe tejet të ndjeshme politike (S’po them politike) edhe në të kaluarën. Por nëse i adresohemi ligjit dhe Kushtetueses. Psh. neni 71.1 i Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, si dhe nën paragrafit 6 të paragrafit 3 të nenit 70 të Kushtetutës, Gjykata konsideron se asnjë person nuk mund të fitoj dhe mbaj mandat të vlefshëm të deputetit nëse është i dënuar për vepër penale sikurse parashihet me këto dispozita, me vendim gjyqësor të formës së prerë, nëse kundër tij/saj ka një vendim dënues që është në fuqi në Republikën e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".