Drejtësia e instrumentalizuar nga politika e lidhur me krimin nuk e zmbraps vullnetin për ndryshime, me 14 shkurt vjen përmbysja e politikës së lidhur me krimin

Drejtësia e instrumentalizuar nga politika e  lidhur me krimin nuk e zmbraps vullnetin për ndryshime, me 14 shkurt vjen përmbysja e politikës së lidhur me krimin
Drejtësia e instrumentalizuar nga politika e  lidhur me krimin nuk e zmbraps vullnetin për ndryshime, me 14 shkurt vjen përmbysja e politikës së lidhur me krimin

Arsim Haziri

  • 29 January 2021 - 07:36

Shkruan: Arsim Haziri

Kosova, më 14 shkurt shkon në zgjedhje, zgjedhje që do e terrorizojnë skenën e kriminalizuar politike me ndryshimet që do i vendos, karshi kësaj gjendje nuk do të jetë e kënaqur politika e inkriminuar por kështu fletë populli, forca nga e cila gjithnjë janë artikuluar ndryshimet masive. Le të presim që edhe formalisht Gjykata supreme e Kosovës ta kthen ligjshmërinë në vendin e vetë dhe qytetarët të jenë akoma më të motivuar që të votojnë për ndryshimin e madh.

-Pavarësisht pse do të tentohet të sabotohet kandidatura e Albin Kurtit, ai edhe më shumë do e maksimalizoj vullnetin qytetarë, ai realisht shumë i përgatitur që të ballafaqohet edhe me këtë provokim. Rritja e tij dhe VV-s është si rezultat i një kampanjë të përsosur si prej kundërshtarëve politike, ashtu edhe prej institucioneve të kapura, të cilat kanë dëshmuar së nuk funksionojnë sipas ligjeve dhe normave prandaj çdo tentativë për të ja pamundësuar pjesëmarrjen në zgjedhje dhe çdo shantazh që po i bëhet, po konvertohet plus në vota, në krijimin e bindjes së qytetareve se Albin Kurti dhe Alternativa e listës së përbashkët LVV- Vjosa Osmani është alternativa e vetme që e meriton dhe duhet ta qeverisë vendin në mandatin vijues.

Lufta për t'ia minimizuar shtrirjen në popull është gjë e kotë dhe jo produktive, ai aktualisht gëzon një mbështetje masive që edhe formë parlamentare do të jetë e madhe. Kosova funksionon sipas logjikës klienteliste, prandaj zhvillimi dhe sundimi i ligjeve më shumë ka qenë formë sesa përmbajtje, për t'ia dhënë vendit këtë gjendje, nuk ka qenë e mundur ndryshe pos zaptimit të sferës publike. Ndryshimet institucionale dhe sociale, kanë përbë e përbëjnë një lloj frikë për pushtetin, prandaj edhe lufta e tyre ndaj gjeneratës reformuese nuk është zgjedhur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".