E zbulon profesori i njohur : Baton Haxhiu i dërguar i Aleksandar Vuçiqit

E zbulon profesori i njohur : Baton Haxhiu i dërguar i Aleksandar Vuçiqit
E zbulon profesori i njohur : Baton Haxhiu i dërguar i Aleksandar Vuçiqit

Enver Bytyçi

  • 29 January 2021 - 12:18

Profesori Enver Bytyçi ka thënë se Baton Haxhiu është me mision në Tiranë.

Bytyçi në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se Haxhiu është ngarkuar me detyrë nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Sipas Bytyçit, detyra e Haxhiut është që të punojë fort për ta promovuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, që ai të marrë edhe një mandat tjetër qeverisës.

“Pasi e kreu misionin e tij në Kosovë dhe korruptoi për llogari të Serbisë Hashim Thaçin e të tjerë politikanë, Baton Haxhiu vijon me një mision tjetër, tashmë në Shqipëri! E ndihmojnë dhe disa serbo-filë të tjerë, të cilët hiqen se janë patriotë të mëdhenj, pikërisht për ta fshehur serbi-filinë e tyre!”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Baton Haxhiu është këshilltar i Edi Ramës. Që kur Thaçi u transferua me seli në Hagë, Batoni shumicën e kohës nuk e kalon më në Prishtinë, por në Tiranë. Qëndrimi në Tiranë e afron edhe me Surrelin, sepse si për çdo gjë, flet me detaje dhe kompetencë çfarë është Surreli dhe sa qindarka ka harxhuar shefi i tij për ndërtimin bunkerit surrealist.

Por Batoni tani ka dhe një mision tjetër. Është ngarkuar me detyrë nga shefi i madh, Vuçiç, të punojë fort për ta promovuar Edi Ramën, që ai të marrë edhe një mandat tjetër qeverisës. Ndaj dhe gatuan polle fituese deri në 63 përqind për shefin e ekzekutivit dështak të Shqipërisë. Janë polle që i paguan Beogradi, pa diskutim. Nuk ka njeri në botë të interesuar më shumë se sa presidenti i Serbisë që në Tiranë të vazhdojë qeverisjen Edi Rama!

Batoni është masha e Beogradit për ta nxjerrë kryeministrin e Shqipërisë nga flakët e zjarrit që vetë ka ndezur me mashtrime, tallje, bullizëm dhe skandale të pafundme.

Kësisoj, pasi e kreu misionin e tij në Kosovë dhe korruptoi për llogari të Serbisë Hashim Thaçin e të tjerë politikanë, Baton Haxhiu vijon me një mision tjetër, tashmë në Shqipëri! E ndihmojnë dhe disa serbo-filë të tjerë, të cilët hiqen se janë patriotë të mëdhenj, pikërisht për ta fshehur serbi-filinë e tyre!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".