Reformatori Lulzim Basha dhe opozita e bashkuar janë besimi dhe shpresa e ndryshimit

Reformatori Lulzim Basha dhe opozita e bashkuar janë besimi dhe shpresa e ndryshimit
Reformatori Lulzim Basha dhe opozita e bashkuar janë besimi dhe shpresa e ndryshimit

Skender Kapiti

  • 29 January 2021 - 13:27

Shkruan:  Skënder Sadri KAPITI

E kam thënë edhe më parë se mediat në Shqipëri ,pothuajse të gjitha dhe me pak përjashtime nuk e luajnë misionin e pushtetit të katërt, nuk luajnë rolin as të  opozitës dhe të kritikës reale por ato janë të kapura nga paraja, pushteti dhe janë mercenare të tyre. Ato u shërbejnë interesave personale të pronarvë të tyre, politikës, pushtetit  dhe materializmit e përfitimit.

Ato thjesht janë pra interesaxhije dhe mercenare.

Ato vetëm kur nuhasin se do të ndryshojë pushteti , ato paturpësisht fillojnë e ndryshojnë kahje, japin shenja dhe sinjale servilzmi e shërbimi ngaj politikës e cila do të vijë në pushtet. Kështu janë e sillen shumica e gazetave dhe e televizioneve në Shqipëri që janë shërbëtore e servile të pushtetit aktual të Rilindjes, dhe në vënd që të jenë kritike e pushtetit, ato janë servile të tij dhe kritike të opozitës, pra shumica e mediave në Shqipëri janë kritike dhe  bëjnë opozitë jo pushtetit por u bëjnë “kritikë” dhe opozitë opozitës politike, Partisë Demoratike,Luzim Bashës, LSI-së,partive të tjera opozitare e madje edhe Presidentit të Republikës.

Basha dhe demokratizimi i brëndshëm e VETING-u i Partisë Demokratike.

8 vitet në opozitë Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha i shërbyen asaj  për demokratizimin e   brëndshëm , për ckapjen e PD-së  nga ata të cilët e shikonin, e volën dhe e shfrytëzuan Partinë Demokratike vetëm për përfitime dhe për interesa personale. Qënia në opozitë i shërbyen Partisë Demokratike për të reflektuar,për të  bërë pastrimin dhe VETING-un  e PD-së nga kriptosocial-majtistët  dhe nga ata individë të pa shtyllë kurrizore, si  pseudo të djathtë dhe sahanlëpirës të pushtetit të cilët në rastin më të parë që iu paraqit mundësia ata e treguan veten duke u rreshtuar si mercenarë të Edi Ramës dhe të rilindjes, kur pas dorëzimit të mandateve të deputetëve të Partisë Demokratike këta sahanlëpirës të interesave personale dhe servilë e të padinjitet hynë në parlament duke u bërë oksigjeni i Rilindjes. Ndërsa me keq akoma disa politikanë të lartë të cilët e kanë dominuar PD-në me postet kryesore politike   si  ishdeputetë për shumë mandate dhe si ishministra për tetë vite nga PD-ja si zëvëndës kryetarja e PD-së   dhe ishkryetare   Parlamenti  si Topalli, por edhe Patozi, Hajdari dhe  Bregu e Bode u shitën si mercenarë te pushteti i Edi Ramës dhe arritën deri atje sa që formuan edhe parti politike për të sabotuar dhe përcarë PD-në.

Vitet si opozitare Partisë Demokratike i shërbyen edhe për të nxjerrë mësime nga mënyra keqqeverisëse, antipublike dhe antikombëtare, nga politika hajdute dhe korruptive e pushtetit autokratik dhe të papërgjegjshëm të Edi Ramës i cili përvec këtyre do të mbahet mend edhe si politika dhe pushteti i narkoshtetit dhe si politika e rilindjes që  solli në parlament, në qeverisje dhe administratë individë me rekorde krimi.

Lulzim Basha ka meritën se pavarësisht se në dukje , dhe pavarësisht se mediat e shumta proqeveritare mundohet që ta “kryqëzojnë” Bashën për reformat  politike brënda PD-së në funksion të demokratizimit të brëndshsëm, mirëpo Lulzim Basha do të mbahet mend si reformatori i cili ua ktheu demokracinë antarësisë së PD-së, bazës së saj, pasi PD është Partia e cila bëri politikën demokratike, atë zgjedhjes fillore,të konkurencës së lirë të cilitdo për karrierë politike duke e shpronësuar të drejtën apriori dhe atë të subjektivizmit dhe të imponimit të lidershipit.

Pra me Bashën kryetar i PD-së    funksionon transparenca dhe politika e hapur, sundon ligji demokratik dhe jo ai i oligarkisë dhe as i kryesisë së ngushtë. Këto janë disa tipare të cilat PD-ja do t’i aplikojë me siguri si përvoja dhe si eksperiencë edhe në qeverisjen e saj  si një politikë qeverisëse   e hapur, transparente dhe në favor të vendimmarrjeve ku të jenë të parat interesi publik dhe ai kombëtar dhe jo ai i oligarkiëve dhe as i korrupsioniot, hajnisë  dhe oligarkisë klieteliste, nepotike dhe partizane sic e ka karaktirizuar tërë keqqeverisjen e Edi Ramës dhe të Rlindjes së tij , të këtij sekti politiko-oligarkik.          

Nga Skënder  Sadri KAPITI , Durrës

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".