Si të mbrohemi nga shpifjet e njerëzve të pa fytyrë

Si të mbrohemi nga shpifjet e njerëzve të pa fytyrë
Si të mbrohemi nga shpifjet e njerëzve të pa fytyrë

Ismail Muçiqi

  • 30 January 2021 - 09:29

Mediat tona të shkruara dhe elektronike, e sidomos portalet pa asnjëkritere çdo ditë ofendojnë dhe shajnë përmes fyerjeve dhe shpifjevekundër individëve, duke përdorur akuzat më të rënda të cilat duhej të përgjigjeshin para ligjit.

Kjo mënyre e komunikimit ka krijua tensione dhe pakënaqësi, sepse dy te vërteta te kundërta nuk mund te ekzistojnë.

Përditë dëgjoim dhe shohim mënyrën primitive të urrejtjes meqëllime denigrimi te nderit dhe autoritetet të personalitetit tënjeriut.

Kjo mënyrë e degradimit të gjuhës se komunikimit përmes portaleve të ndryshme duke fyer dhe shpifur në mënyrën më të ulët shpeshherë i tejkalon edhe normat njerëzore duke hyrë thellë nëprivatësinë e njerëzve dhe të familjeve.

Këto shpifje sharje dhe fyerje po përdorën edhe në debatet e ndryshem në Kuvendetet e Komunave deri te Parlamenti i Kosovës.

Skena politike dhe mediat janë bërë arenë ku mund të flitet gjithçka, të fyhet, të shpifet gjithkush, pa kurrfarë turpi e konsiderate dhe pakurrfarë pasojash për ata që i bëjnë këto të këqija.

Mjerisht kjo mënyrë e komunikimit dhe degradimit nuk përkon me traditën, kulturën dhe mentalitetin tonë, po as me demokracin.

Fyerja dhe shpifja gjithsesi duhet të penalizohen me kodin Penal të Kosovës, dhe të gjykohen dhe dënohen të gjithë ata që bëjnë shkelje të tilla.

Në Kushtetutën tonë është përcaktuar se "dinjiteti i njeriut është i pacenueshëm dhe është bazë e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut".

Opinioni duhet ta kenë të dijshëm se nuk është e vërtet se penalizmi i fyerjesë - shpifjes është në kundërshtim me standardet evropiane, ashtu si mundohen ta paraqesin disa "ekspert të demokracisëevropiane".

Sipas dispozitës së nenit 10 par. të Konventës Evropiane, ushtrimi i lirisë së shprehjes bartë me vete detyra dhe përgjegjësi të cilat u nënshtrohen dënimeve që parashikohen me ligje dhe që janë të domosdoshme në një shoqëri demokratike.

Shtetet e Evropës në të cilat ne po pretendojmë të bëhemi pjesë e tyre më kohë i kanë të sancionuara në ligjet e tyre fyerjet, shpifjet si vepra penale.

Sigurisht se ka opinionit "analistë" dhe përfaqësues të mediave të cilat ndoshta nuk do tu pëlqejë ky opinion i imi, por është koha dhe momenti i domosdoshëm tu ndalet hovi me qëllime të ruajtjes sëdinjitetit, kulturës dhe traditës të mënyrës së komunikimit si vlerë kombëtare e popullit Shqipetare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".