Kush janë kundër LVV-së,  Kurtit  dhe Osmanit?

Kush janë kundër LVV-së,  Kurtit  dhe Osmanit?
Kush janë kundër LVV-së,  Kurtit  dhe Osmanit?

Skender Kapiti

  • 30 January 2021 - 14:43

Shkruan: Skënder Sadri KAPTI

 Kundër LVV, Kurtit dhe kundër  Osmanit  janë: padrejtësia,korrupsioni, hajnija,  tradhtia   dhe ankthi, fanatizmi, frika e paniku i humbjes  që ka mbërthyer  politiën e vjetër.

Kundër LVV, kundër Albinit por edhe kundër Vjosës e  dhe deputetëve të tjerë të Listës  janë elita e vjetër politike si ajo e Kosovës, por jo vetëm ajo por edhe elita e vjetër politike në Shqipëri, pasi atyre nuk u pëlqen ndryshimi sepse  ato duan me cdo kusht mosndryshimin e statu quosë.

Kundër LVV-së dhe kundër fitores së sajë janë jo pak media e mediatucë mercenarë, servilë e shërbërorë të pushtetit e të politikës së vjetër.

Kundër tyre është edhe politika serbo-ruse dhe ajo e disa qarqeve politike sllavofile në disa vënde të BE-së pasi atyre u duhet dhe u shkon përshtati politika e vjetër  si ajo në Shqipëri ashtu edhe ajo në Kosovë, sepse politika dhe elita e vjetër politike si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri  i mbajnë peng  të dy shtetet shqiptare si vëndet më të prapambetura në Europë në rrugën e zhvillimit,progresit, të mosshtetndërtimit modern e ligjor dhe të fundit në rrugën e integrimit europian dhe si vëndet e shtetet me korupsionin ,hajninë institucionale, papunësisinë dhe eksodin më të lartë në Europë.

Më poshtë po argumentojmë se përse politika e vjetër në Kosovë bashkë me instrumentet e saj bëjnë maksimumin që KURTI të mos  kandidojë për deputet.

PDK e LDK janë në kundërkohë.

E kanë të kotë si Partia Demokratike e Kosovës ashtu edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e kanë kot të dyja që po harxhojnë energji negative gënjeshtrash e mashtrimesh pasi atyre nuk u besojnë më shumica e shqiptarëve.

Ato më së shumti le t’u shërbejnë LDK-së e PDK-së   si vetëmashtrime dëshpëruese dhe emocionale  dhe sa për  përpjekje për të penguar rrjedhjen e elektoratit të tyre të mëparshëm drejt VETËVENDOSJES, Albinit dhe Vjosës.

Disa fantazer e vetëmashtrues deklarohen se LDK-ja po ngrihet dhe ata të PDK-së se PDK-ja po bën rimëkmbjen dhe do ta rimëkëmb Kosovën, ku këtë rimëkëmbjen mesa duket PDK-ja dhe E. Hoxhaj  e ka marrë si slogan sinonimi nga  Rilindja Socialiste e Edi Ramës.

Të dyja ato parti, pra LDK+PDK janë autorët dhe shkaktarët e rrëzimit dhe të rrënimit  të Kosovës , dhe po ato premtojnë ngritjen dhe rimëkëmbjen e saj.

Jo, jo nuk mund të mashtroni publikun me djallzi dhe hipokrizira sloganesh mashtruese.

Shkoni një herë në opozitë, merrni ndëshkimin popullor për mëkatet dhe zullumet që i keni bërë Kosovës dhe popullit të saj, e pastaj pas shumë kohësh mund të filloni të premtoni dhe të bëheni alternativë e besueshme. Sot ju të dyja PDK-LDK jeni dështakët e mëdhenj që e cuat Kosovën drejt falimentimit.

Sot ju jeni  në kundërkohë, si PDK ashtu edhe LDK, sepse koha e tanishme nuk punon për Ju, pasi kjo e tashme kohore është kundër jush, sepse ju e keni tradhtuar dhe keni punuar kundër kohës , kundër demokracisë, kundër shtetit ligjor, kundër interesave kombëtare,dhe keni sjellë e prodhuar korrupsion , hajni, tradhti, mjerim , varfëri, vjedhje ,eksod etj.

Dhe do ju duhet shumë kohë në opozitë që fillimisht të filloni ngritjen dhe rimëkëmbjen brënda jush si parti, brënda partive tuaja; do ju duhet shumë kohë që të vetëpastroheni dhe të vetëVETING-oheni moralisht, demokratikisht, juridikisht dhe patriotikisht sepse qenia e juaj në pushtet dhe në qeverisje prej 20 vitesh ju ka konsumuar aq shumë sa që ingranazhet tuaja politike u janë ndryshkur nga nepotizmi, hajnija, korrupsioni, papërgjegjshmëria dhe nga tradhtia.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".