Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë nuk shkon pa aleatët e Kosovës, vetëm kur ta jep lejen Amerika

Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë nuk shkon pa aleatët e Kosovës, vetëm kur ta jep lejen Amerika

Hajrullah Tërnava

  • 31 January 2021 - 08:07

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Ambasadori amerikan Kosnet ka thënë se mendon që Kosova përfiton që është shoqëri shumetnike, shumë fetarë dhe bisedat për Shqipëri të Madhe, bisedat për Serbi të Madhe në Ballkan do të ishin dorëzim, do të ishin dështim dhe kjo nuk është përgjigjja për problemet e vendit dhe te rajonit. Kosova duhet të jetë shumë e kujdesshme dhe në bashkëveprim me miqtë e saj, SHBA-të dhe BE-në ti arrij qëllimet e saja të forcimit të shtetit, sidomos në politikën e jashtme, të anëtarësohet në institucionet ndërkombëtare sikur në UNESKO, INTRPOL, NATO, ta luftoj krimin e organizuar dhe korrupsionin për Liberalizim të Vizave, ashtu siç po kërkojnë ndërkombëtarët, dhe të arrihet ajo më e rëndësishmja, anëtarësimi në BE dhe OKB por për shumë këto anëtarësime, do të na ndihmojnë miqtë ndërkombëtar sepse pa mbështetjen e tyre, ne si shtet i ri dhe i vogël, nuk mundë të ecim përpara.

Shteti i Kosovës është shtet në zhvillim e sipër e që ka nevojë ende për ndihma nga ato shtetet mike që iu gjinden pran, e sidomos SHBA-ja i cili na ndihmoj maksimalisht të çlirohemi dhe të formohemi si shtet i pavarur, prandaj këtë e dinë të gjithë prijësit e partive politike dhe populli në tërësi, dhe s’ka parti që se ka të qartë këtë çështje. Të gjithë e dinë se pa miqtë që na kanë ndihmuar për tu çliruar, nuk mundë të ecim përpara, prandaj edhe kur duhet të vendosim për ndonjë çështje të madhe sikur që është bashkimi kombëtar, gjithsesi duhet të këshillohemi me SHBA-të, dhe nëse vlerësohet se ende nuk është koha për një bashkim të tillë, Kosova duhet të vazhdoj të zhvillohet si shtet i pavarur dhe me qëllime që sa më shpejtë të anëtarësohet në të gjitha institucionet ndërkombëtare, gjithnjë me ndihmën e SHBA-ve dhe të BE-së. Politikanët tonë nuk duhen të nguten në disa qëndrime dhe të hapin tema ashtu si ata mendojnë, që në këto kohëra parazgjedhore ti parashtrojnë çështjet e rëndësishme si tema elektorale të interesit partiak, duke menduar se ato do të ju sjellin vota për të përfituar sa më shumë në këtë garë zgjedhore. Si produkt i krejt kësaj situate, tani erdhi edhe një flakaresh tjetër amerikan kundër liderëve të pa përgjegjshëm politik të Kosovës. Në këtë mënyrë politikanët tonë po rrezikojnë ta zbehin akoma më thellë imazhin e shtetit të Kosovës, por edhe besimin e tyre prej liderëve tek miqtë ndërkombëtar, politikanët e pa ditur kosovare, të cilët së fundi e kanë hapur si çështje edhe temën e bashkimit kombëtar, si kundërvënie procesit të tej zgjatur të përafrimit të Kosovës me BE-në, dhe temave të hapura në dialogun me Serbinë. Kjo çështje ka zgjuar reaksione gjithandej. Rasti më i freskët është reagimit i ambasadorit amerikan Kosnet, i cili u deklarua ashpër kundër hedhjes së idesë së bashkimit Kombëtar, një program të cilin e kishte parësor VV-ja derisa hyri në parlament, por me pas sikur u distancua nga projekti i tillë, kurse së fundi ka filluar ta promovon këtë projekt edhe kreu i AAK-së, kandidat i vetëshpallur për president Ramush Hajradinaj. Kjo deklaratë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, është përdorur nga Serbia dhe Rusia për ofensivë diplomatike kundër shtetit të Kosovës. E Presidenti serb Vuçiq madje edhe ka kërcënuar. Ai pa specifikuar ju ka thënë serbëve te Kosovës të mos frikësohen nga Shqipëria e Madhe, sepse atyre që po e kërkojnë do t’u përgjigjemi me zgjuarsi. E në këtë situatë që ka filluar te tensionohet situata, nuk ka vonuar as reagimi i ambasadorit amerikan Kosnet, sipas të cilit aleatët e kanë mbështetur Kosovën për të krijuar një shtet të ri demokratik, por nuk mbështetet ideja e bashkimit me shtete të tjera. Ai ka thënë se Ushtaret amerikane nuk kanë vdekur për ta bërë Serbinë e Madhe as Shqipërinë e Madhe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".