Vija të kuqe politikave antishtetërore që angazhohen kundër interesit të Republikës së Kosovës

Vija të kuqe politikave antishtetërore që angazhohen kundër interesit të Republikës së Kosovës
Vija të kuqe politikave antishtetërore që angazhohen kundër interesit të Republikës së Kosovës

Xhevat Meha

  • 31 January 2021 - 12:28

Shkruan: Xhevat Meha

Lufta politike në Kosovë në këto zgjedhje është shumë e ashpër. Ashpërsia nuk duket në publik, zhvillohet në prapaskena. Kjo ashpërsi rrjedh si pasojë e rezultatit të zgjedhjeve të tetorit 2019 ku u dëshmua vullneti i fortë i qytetarëve për zbatim të VETINGUT dhe forcim të zbatueshmërisë së ligjit. Ky vullnet është duke i tmerruar rrjetet kriminale që tani-për-tani kanë nën kontroll institucionet e Kosovës.



Përpjekje për të pamundësuar ndryshimet që i kërkojnë qytetarët e Kosovës ka sigurisht. Kjo më së shumti shprehet përmes përpjekjeve për zvogëlim të bazës së votuesve për listat Albini-Vjosa. Albini vetë po edhe VV-ja si organizatë janë para testimeve të qenësishme. Në gjykimin tim, Albini dhe VV-ja duhet t'i zbatojnë vendimet e institucioneve siç janë gjykatat dhe KQZ-ja pa asnjë bishtnim. Çfarëdo bishtnimi në zbatim fuqizon palën tjetër që lufton për pamundësim të ndryshimeve. Në kuadër të kësaj. Në gjykimin tim, Albini dhe VV nuk duhet të kenë vija të kuqe ndaj asnjë subjekti politik. Vija të kuqe edhe VV, edhe të gjitha partitë tjera as nuk është dashur të kanë as nuk duhet të kenë për subjektet tjera politike, përfshi listën srbska. Vija të kuqe duhet të kenë për politika dhe veprime që i shkaktojnë dëm interesit të Kosovës. Partitë politike duhet të kenë vija të gjelbërta për të gjitha politikat dhe veprimet që shkojnë në interes të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".