Të korruptuarit do i ndjek populli me votë, sa më e madhe padrejtësia, aq më e madhe rritja e vetëdijes qytetare për ndryshime!

Të korruptuarit do i ndjek populli me votë, sa më e madhe padrejtësia, aq më e madhe rritja e vetëdijes qytetare për ndryshime!
Të korruptuarit do i ndjek populli me votë, sa më e madhe padrejtësia, aq më e madhe rritja e vetëdijes qytetare për ndryshime!

Arsim Haziri

  • 31 January 2021 - 16:23

Shkruan: Arsim Haziri

Për çdo forcë ekziston gjithmonë një kundërveprim i barabartë me kah të kundërt: ose për forcat e dy trupave mbi njëri-tjetrin janë gjithmonë të njëjta dhe në drejtime të kundërta. Ky është Ligji i tretë i Njutonit dhe nuk ka se kush i reziston.Ndryshimet janë më se të domosdoshme kur vendi ballafaqohet radhazi me dukuri negative, dukuri të cilat gjithnjë e kanë minimizuar mundësinë për jetë të dinjitetshme, pra normale. Aktualisht ndryshimet janë e vetmja rrugë apo solucion që do të prodhojnë një stabilitet social, dhe natyrisht se do të jenë derivacion i këtyre zgjedhjeve të 14 shkurtit të vitit 2021. Ndryshimi po vije vetëm sipas strukturës së Listës së Referendumit.

Askush nuk mund e zapton atë që nuk mundë të kapet. Vullneti për ndryshime përbën peshë të skajshme, prandaj çdo tendencë për ngulfatje të saj, është e destinuar të dështojë!

Sikur të kishte mjaftueshëm organe të drejta dhe të pa kapura juridike, këta që e patën uzurpuar pushtetin dhe filluar të zhvatin, kaherë do të përgjigjeshin penalisht. Përdorimi i pakontrolluar i fjalorit denigrues dhe dehumanizues, njëherë arrin edhe t'i shpërfytyron në ide dhe qëllime, prandaj disa kategori të tilla e prishin shtetin shtet. Kjo është rezultat i karaktereve të pastërta politike e idealeve kombëtare, jo çfarë edhe po na prezantohen e nxirren në deklarime si denigrues. Pushtetet lokal e qendror, jo në përgjithësi, dinë të qeverisen nga njerëz pa ndonjë vlerë e meritë, madje të metat sikur janë shndërruar në parime fundamentale duke iu dhënë mundësi të tillëve që të kenë poste politike. Prandaj SHTETI SHTET, jo me këso mendësie! Vetëm për shkak të rivalitetit politik, dalin zëra nga oponenca tjetër dhe akuzojnë filan subjektin politik edhe për terrorizëm. Disa procese janë të pandalshme edhe pse ndaj tyre bëhen pengesa të qëllimshme. Pengesat multidimensionale ndaj Albin Kurtit drejtë pushtetit, përpos që janë të pamundshme ato njëherë reflektojnë paaftësi dhe minimalizim politikë. Vendi duhet urgjentisht të shënojë ndryshime, ndryshime që janë rezultat i një masë që po i kërkon ato. Populli tashmë gjendet jashtë çdo ndikimi politik, ekonomik, ideologjik dhe moralitistik, dhe duke qenë ky fakt prezent, ato tani më janë ekzistente. Kosova deri më tani nuk ka arritur për t’i prekur proceset e një shteti normal dhe serioz, dhe gjithë ajo infrastrukturë negative ka bërë që si shoqëri të mos trajtohemi normalisht as në arenë evropiane as dhe në ndërkombëtare. Sa më e madhe pengesa ndaj tij, aq më e madhe rritja e tij, prandaj them se gjithë oponentët e tij përveç që janë të paditur, pra të paaftë, ata janë edhe frikacakë, prandaj edhe gjithnjë po e humbin elektoratin dhe po e dëshmojnë anti liderizmin. Sikur të kishte organe të lira dhe pavarura juridike, me këtë rast do merrej prokuroria. Pikërisht pse nuk ka organe të paanshme, kemi këso deklarata. Prandaj po shihet se atë që atë qe e ka bërë në të kaluarën Hashimi, Kadria e Isa, po e prekim sot me shqisa! Duke e prekë me shqisa, diçka po dhemb. Dhembja nuk është ajo që duhet ta prodhojë qeverisja e re. Tani më, atë që e kem në kokë, do e gjejmë si shprehje shprehëse në të ardhmen. E tash kujdesi është më se i nevojshëm. Ndryshimet janë domosdoshmëri. Ato duhet të ndodhin mbase janë nevoje imediate për shoqërinë. Qeveria e kaluar poshtë, e ardhshmja si mundësi potenciale për progres shoqëror. Sa më e madhe padrejtësia, aq më e madhe rritja e vetëdijes qytetare për ndryshime! Fenomen i pashmangshëm natyral, madje edhe politik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".