Vizita e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në pjesën Veriore të Mitrovicës, dhe aktivizimi i bandave serbe!

Vizita e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në pjesën Veriore të Mitrovicës, dhe aktivizimi i bandave serbe!
Vizita e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në pjesën Veriore të Mitrovicës, dhe aktivizimi i bandave serbe!

Ismail Muçiqi

  • 01 February 2021 - 09:31

Disa individ të mjerë, shkurt pamës dhe grupe të partive politike kanë filluar ti dhënë kahje negative vizitës së djeshme të Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në Mitrovicën Veriore. Keta individ duke tentuar që përmes analizave dhe opinione të tyre të përfitojnë ndonjë votë në prag të zgjedhjeve nacionale,permes jo argumenteve po tentojn që kësaj vizite ti dhajnë kahje destruktive dhe të dështuar.

Kjo vizitë e dy strukturave politike të Kosovës, vërtetoj edhe njëherë se institucionet e sigurisë dhe mekanizmat tjerë të Republikës së Kosovës janë të brishta dhe nuk janë në gjendje që të krijojnë klimë dhe siguri për qytetarët shqiptarë dhe cilin do udhëheqës të Kosovës.

Duhet theksuar se gjatë dy shekujve të fundit, Serbia është e njohur për terrorizëm dhe organizata të ndryshme terroriste të cilat janë formuar nga vet shteti, sidomos ndaj popujve jo serb ( shqiptarë, boshnjakë, turq, gjermanë, hebrenj etj.).

Serbia është dhe ka qenë strofull e terrorizmit burimor serb. Këto organizata terroriste serbe në Serbi, i formojnë, ushtrojnë dhe i udhëheqin përfaqësuesit më të lart të shtetit.

Mentaliteti terrorist në Serbi është kultivuar nga qarqet ushtarake, policore dhe kishtare, me karakter politik, etnik dhe fetar gjithmonë në funksion të projektit të "Serbisë së Madhe".

Që nga vitit 1860, ishte formuar Organizata Terroriste serbe e quajtur "Serbski nacionalni pokret" (Lëvizja kombëtare serbe), e cila përveç terrorit të ushtruar për ti përzën qytetarët jo serb deri në vitin 1867, ka djegur fshatra të tëra dhe shkatërruar objekte të ndryshme duke zhdukur çdo gjurmë të kulturës materiale ( turke, shqiptare dhe boshnjake).

Organizata terroriste serbe "Ujedinjenje ili smërrt" (Dashkim ose vdekje), e formuar në vitin 1903, doli dega e saj e njohur me emrin "Cërrna ruka" (Dora e zezë).

Gjatë luftës së parë dhe dytë botërore e sidomos gjatë luftërave në ish-Jugosllavi 1991-1999, organizatat terroriste në Serbi, janë shtuar gjithandej duke hartuar programe me karakter klero fashist, dhe të terrorizmit shtetëror si: "Mllada Bosna" (Bosnja e re), "Serbski qetniqki pokret" (Lëvizja çetnike serbe), po ashtu u themelua edhe lëvizja "Serbi na okupu" (Serbët e bashkuar).

Këto organizata famëkeqe veprojnë legalisht si grupe paramilitare të partive politike, apo si organizata jo qeveritare, të cilat janë të regjistruara dhe financohen nga burime të ndryshme legale dhe ilegale vendore dhe ndërkombëtare.

Po i përmendim vetëm disa nga këto " Serbska oslobodinraqka armia" (Armata çlirimtare serbe), " Serbsko nacionalno vece" ( Këshilli kombëtar serb), "Pokret za odbranu kosmeta" (Lëvizja për mbrojtjen e Kosovës). Në Serbi funksionojn këso grupesh kriminale 'organizata para politike apo OJQ", funksionojn edhe 30 sosh.

Këto grupe kriminale kanë kryer atentate të panumërta brenda dhe jashtë shtetit serb. Duke qenë të "bekuara" dhe në funksion të klero fashizmit dhe të politikës hegjemoniste serbo madhe.

Në histografin e Serbisë, janë emrat e 12 princave, mbretërve e kryeministrave të vrarë me atentate qoftë me motive politike apo me motive tjera hakmarrëse.

Ndër atentatet më të njohura janë: Princi Mihajllo Obrenovic (1868), Princi Aleksander Obrenovic dhe gruja e ti Draga Mashin (1903), poashtu atentat ndodhi edhe kundër Aleksandër Karagjorgjevic (1934), Millan Nebic (1941), Ivan Stambovic (2000), Zoran Gjingjic (2003) dhe shumë atentate tjera.

Në vitin 1986 organizatat terroriste serbe vranë Kryeministrin e Suedisë Ulof Palme, ndërsa në vitin 2003 atentatorët serbë vranë Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë Ana Lindh, vepër kjo kriminale e cila e shokoj  gjithë Suedinë. Duhet theksuar se politika hegjemoniste serbe përmes grupeve dhe organizatave kriminale serbe, kanë organizuar atentate ndaj shqiptarëve dhe kroatëve në emigracion, ketë më së miri e dëshmon atentati kundër Enver Hadrit, Vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës etj. Këto asnjëherë nuk u ndalën edhe gjatë shekullit në të cilin po jetojmë, një tentim grusht shteti dhe atentat u organizua edhe kundër Kryetarit të Malit të Zi Millo Gjukanoviq. Të gjitha këto e dokumentojnë regjistrin e pjesëmarrjes së Serbisë në 135 luftëra për zgjerimin dhe pushtimin e territoreve të huaja. E kjo u dëshmua me se miri gjatë luftës në Kosovë, ku ushtria, policia dhe grupet kriminale serbe shkaktuan masakra dhe krime ndaj popullatës civile shqiptare. Prandaj në fund po e theksojmë edhe njëherë se ngjarja e djeshme në Mitrovicën Veriore është vazhdimësi e politikës dhe historisë të shtetit serb dhe e Kishës Ortodokse famëkeqe e cila është përgjegjëse për gjenocidin dhe gjakderdhjen gjatë historisë e deri në luftërat e fundit në ish-Jugosllavi.

Politika e pasluftës e udhëhequr nga përfaqësuesit e institutcioneve të Kosovës në raport me Serbin ka qenë politikë shterb, naive dhe e dështuar në ndërtimin e sovranitetit dhe integritetit të shtetit të Kosovës. Serbia e njeh vetëm gjuhën e forcës, se sa ne jemi unik dhe jemi duke punuar për të ndërtuar ushtri profesionale dhe mekanizma tjerë të sigurisë është për tu dëshiruar. Prandaj nuk është befasi ajo që ndodhi dje në Mitrovicë do të ndodhë edhe nesër kushdo që të vi në pushtet derisa kemi qasje të gabuar në udhëheqjen e politikës, ndërtimin e shtetit dhe vazhdojm të jemi keshtu te përqarë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".