
Lexoni edhe:
Vjosa Osmani mungoi në ceremoninë e zyrtarizimit të njohjes reciproke Kosovë-Izrael, e çoi këshilltarin
Shkruan: Blerim Burjani
Këto sondazhe që po publikohen nuk janë aspak profesionale, janë gjithçka tjetër për të anuar për një parti politike. Pra duhet lënë qytetarët të vendosin vetë për këtë çështje, të mos bëhen presione politike e psikologjike tek qytetari me manipulime nga pseudo ekspertët e sondazheve dhe nga pseudo analistët.
-Ka përplot sondazhe, shumica të porositura prej partive politike, por ka shumë edhe njerëz nën ombrellë të analistëve që nuk kanë qenë asnjëherë analistë, e disa janë gazetar dhe kryejnë punë për partitë politike. Pra mungesa e një debati politik prej analistëve të mirëfilltë tash ka bërë që të merren me debate të kota dhe sondazhe që nuk dalin askund. Ka këtu edhe gazetar që janë bërë brenda pak orësh analistë. Ka shumë gjëra të cilat në këtë situatë parazgjedhore po sjellin konfuzitet , po bëjnë marketing politik përtej reales duke rrëshqitur drejtë banales. Është e dhimbshme, por edhe absurde situata që krijohet kur i sheh disa personalitete që kinse janë figura të pa varura dhe nuk qëndrojnë në ato pozita por rrëshqasin drejtë animeve politike.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".