Në Veri të Kosovës sundon shteti kriminal serb!

Në Veri të Kosovës sundon shteti kriminal serb!
Në Veri të Kosovës sundon shteti kriminal serb!

Muhamet Kelmendi

  • 02 February 2021 - 15:12

Shkruan: Muhamet Kelmendi

 Veriu eshte pothuajse i okupuar nga Serbia. Atje sundon Lista Serbe e organizuar nga ana e kriminelit Vuçiq. Kudo ne Veri has njeriu ne pushtet serb. Neper komuna ka flamuj serb e jo te shtetit te Kosovës. Sundon arsimi dhe kultura e caktuar nga shteti serb. Nuk kemi as ministrat te shtetit te Kosovës. Deri edhe policia vepron nen urdhëratë dhe diktatin e Beogradit.

Vetëm Uniformen e kane te Republikës se Kosovës. Natyrisht se paguhen nga taksapaguesit e shqiptareve nga buxheti i Republikës se Kosovës. Ne keto kushte, mos lejimi, i z. Kurtit dhe z.Omanit per te shkuar ne veti, eshte e vetëkuptueshme. Aty eshte Serbi dhe atje nuk ka mundesi tjera. Thjeshte: si ne Serbi. Kjo, edhe per faktin se nga veriu vetem i Mitrovices jane edhe sot te debuar shqiptaret. Mbi 12500 familie shqiptare jetojne ne jug dhe shtepite, banesat a pasurin e kane te uzurpuar ne Veri te vendit tone. Shqiptaret jetojne me qindra ne Jug e ne Veri ne shtepite dhe ne babesat e tyre jetojne cetniket serbe.

Gjendja e tille tregon se me cfare pushteti kemi te beje ne Veri. Nese mendohet ndryshe vetem qejfe bejme vetes,sepse atje sundon vetem pushteti i krimineleve serb te organizuar e te mbajtur nga Beogradit. Per fat te keqe, edhe ne brendi, ne Graqanice a Shterpc psh, sundon pushteti i shtetit serb. Edhe ketu kudo eshte jeta politike, administrative dhe shteterore e Serbise. E tera tregon se qeverite e Kosoves kane deshtuar dhe kane genjyer vazhimisht per keto pjese te serbizuara.

Atje duhet te merren masa shteterore. Duhet ndaluar organet serbe dhe duhet organizuar tere jeten politike, shoqerore e te pushtetit ne ligjet e Republikes se Kosoves. Baze e kesaj eshte rikthimi i shqiptareve ne tokat, ne shtepite dhe ne banesat e tyre nga jane denuar pas luftes. Nese arrihet kjo, krijohet situata qe te ndertohet pushteti. Nuk eshte fjala pse Albinin a Vjosen qe nuk i lene per shkuar atje. Ajo eshte vetem maja "eisbergut" te krimineleve. Pa e organizuar pushtetin e Republikes se Kosoves ne Veri dhe kudo ne komuna te mbrapshta serbe, deri edhe me 500 banore, nuk ka mundesi denimi te krimineleve, sepse keshtu nuk ka shteti i Kosoves as edhe sovraniteti e shtetit tone.

Gjendja aktuale eshte e rende, andaj nuk do te kete masa ndeshkuese ndaj krimineleve. Vetem me pushtet te Republikes kur te shtrihet atje kapen kriminelet dhe vehen para drejtesise se shtetit. Po keshtu shtrihet edhe sovraniteti Republikes se Kosoves ne territoriale teresisht se vete shteterore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".