Reagon ish-agjenti i SHIK-ut: Albin Kurtin nuk e ndaloni me kërcënime si Ibrahim Rugovën

Reagon ish-agjenti i SHIK-ut: Albin Kurtin nuk e ndaloni me kërcënime si Ibrahim Rugovën
Reagon ish-agjenti i SHIK-ut: Albin Kurtin nuk e ndaloni me kërcënime si Ibrahim Rugovën

Naim Miftari

  • 02 February 2021 - 15:50

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme zhvilloi një vizitë në Skenderaj.

Atje ai nuk u prit mirë, pasi që, një grup qytetarësh kanë protestuar sha e fye Kurtin dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Qytetarët e pakënaqur që Kurti shkeli Skenderajn e gjuajtën edhe me vezë, ku edhe pati thirrje ‘shko në Serbi’, ‘tradhtar’ e të tjera.

E për këtë ka reaguar ish-eprori i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë se më nuk është koha e pasluftës kur edhe Ibrahim Rugovës i kanë çuar fjalë se nëse e viziton Prekazin do të presin me mortaja.

Lexojeni reagimin e plotë të Miftarit:

Nën skenarin e krimit të organizuar

Kanë kaluar ato kohëra sikur dikur pas luftës që i dërgonin fjalë Ibrahim Rugovës se me ju pa që e kaloni Kronin e Mretit me vizitua Prekazin kem me ju prit me mortaja kem me ju vra... a në tjetrën anë thoshin të njëjtit se Rugova nuk po i respekton familjen Jashari as Prekazin, tjetër kohë ka qenë atëherë e tjetër kohë është tani plus as LVV as Albin Kurti nuk janë si LDK e as si Ibrahim Rugova nuk është viti 1999-2000!

Frika nga humbja e pushtetit por edhe e pasurisë përrallore të fituara në mënyrë të pa ligjshme tentimi me i nda qytetarët tanë në tradhtar e në patriotë për me përfitua vet akoma vota dhe pushtet në eufori, i ka dal moda edhe kësaj taktike të Hashim Thaçit të cilat të vetmen libër si duket që e ka lexuar është libri i shefit të propagandës naziste Joseph Goebbels përçaje popullin dhe sundo si dush!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".