R.Televizionet e Kosovës, si dhe gazetarët e analistët janë kundër VV-së- A. Kurtit dhe Iniciativës së V. Osmanit

R.Televizionet e Kosovës, si dhe gazetarët e analistët janë kundër VV-së- A. Kurtit dhe Iniciativës së V. Osmanit
R.Televizionet e Kosovës, si dhe gazetarët e analistët janë kundër VV-së- A. Kurtit dhe Iniciativës së V. Osmanit

Ragip Mexhuani

  • 02 February 2021 - 16:33

Shumica e RTV të Kosovës qendrore dhe lokale me gazetarë-analistë janë kundër VV-së dhe V. Osmanit, edhe pse dihet që shumica e popullit është me VV-në - V. Osmani. Rreth 90% e analistëve janë kundër VV-së- V. Osmani. Pro VV-së janë vetëm këta analista: Tomë Gashi, Bujar Dugolli, Rron Gjinovci, Jusuf Thaçi, Shkelzen Gashi, Vigan Çorolli, Luljeta... e ndonjë tjetër, kurse kundër VV-së janë me dhjetëra analistë. Këto RTV po i priviligjojnë edhe anëtarët-krerët e PSD-së që ishin në VV me folë kundër VV-së.

Partitë që ishin në pushtet nuk kanë fytyrë. Këta edhe vota po kërkojnë. LDK, PDK, AAK, NISMA dhe AKR e shkatërruan Kosovën në çdo aspekt sdm. i uzurpuan afër 20% të territorit të Kosovës (tokë publike 178.853ha)dhe 1.733 ndërmarrje industriale,etj.

Këta pushtetarë për 21 vjet shumë borgj i kanë popullit dhe Kosovës. Këta e kanë bërë Kosovën pronë private të tyre. Ka herë është dashur të jenë prapa grilave. Bashkë me këta politikanë janë përgjegjës edhe kryeprokurorë-prokurorë, gjykatës, krerë të policisë,etj., që nuk i ndoqën-nuk i dënuan këta zhvatës të popullit dhe të Kosovës. Mjerisht këtyre pushtetarëve të shitur dhe uzurpatorë ju bashkangjitën edhe shumë akademikë, universitete, intelektualë, gazetarë, R.televizione, analistë,

BIK-u dhe Ipeshkvia e Kosovës. Këta pushtetarë kaluan edhe në tradhëti  kombëtare, që nga viti 1999 me ndarjen e Veriut-Mitrovicës dhe shpërnguljen e shqiptarëve nga andej. Këta politikanë pranuan çka dëshiroi Serbia dhe B.Ndërkombëtare. I dhanë Maqedonisë 2500ha, Malit të Zi 8230ha. Po ashtu pranuan formimin e komunave serbe-asociacionin.

Kështu që Kosova mbeti pa gjysmën e territorit dhe pa gjysmën e popullit duke u shpërngulur nga skamja. VV-ja që nga fillimi ishte kundër ketyre te këqijave. Kurrë këta gazetarë të R.televizioneve dhe analistë nuk i kritikuan pushtetarët për këto të këqija që ia sollën popullit dhe Kosovës. Nuk i kritikuan gjykatat: Kushtetuese, Supreme, gjykatat tjera që janë të kapura nga pushteti. Pse nuk i thanë Gjykatës Kushtetuese pse u lejua Albini të kandidojë në zgjedhjet e kaluara 2017, 2019 por u ndalua tash. Ashtu nuk i thanë as Supremës,KQZ-së, PZAP-së. Partitë në pushtet edhe me KQZ-në etj., po mundohen sa të munden ta dëmtojnë VV-në-V.Osmanin edhe me vota sdm. nga diaspora. VV-ja -Albini po pengohet edhe të bëjë fushatë si nga serbët në Mitrovicë, ashtu edhe nga PDK-ja në Skenderaj.

Në Mitrovicë serbët i fyen dhe i shajtën Albinin dhe Vjosën kurse në Skenderaj edhe e gjuajtën VV-në- Albinin. Përse këto media, RTV, gazetarë dhe analistë nuk e kritikuan Avdullah Hotin që tha do të punoj që VV-ja të mos vijë në pushtet dhe Albini sipas A.Hotit nuk paska patur të drejtë të jetë as deputet dhe as kryeministër. A.Hoti në takim me Vuçiqin në Uashington te Trumpi dhe Grenelli. Ky takim ishte kundër Kosovës. Serbia u bë pjesëmarrëse në liqenin e Ujmanit. Poashtu Kosova në këtë takim u dëmtua me njohjen e Kosovës nga Izraeli. Asnjë shtet në botë nuk i kanë ambasadat në Jerusalemin e okupuar nga Izraeli vetëm Kosova dhe SHBA-të.

Bota nuk e njeh Jerusalemin kryeqytet të Izraelit. VV-ja- Albin Kurti ishte kundër kësaj marrëveshje të dëmshme për Kosovën. Për këtë VV-së- Albinit ju hakmorr ambasadori amerikan në Prishtinë Kosnet i cili pati thënë: Unë i gëzohem mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti dhe u rrëzua qeveria Kurti vitin e kaluar. Po ky ambasador dhe ndonjë ambasador tjetër e përkrahën Gjykatën Kushtetuese, KQZ-në etj., kundër VV-së- Albin Kurtit. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".