
Lexoni edhe:
Palestina: Kosova ta rishikojë shpejt vendimin për Ambasadën në Jerusalem
Shkruan: Skënder Mulliqi
Shihet tashmë se ka ardhur koha për reforma të thella në mbarë sistemet , e më së shumti në organet e drejtësisë, të cilat po ndikohen nga politika ditore, dhe të cilat janë duke i shkaktuar dëme të mëdha vendit. Këto reforma nuk ka mundësi të behën me struktura të vjetra e të burokratizuara politike . Këto reforma i bëjnë njerëzit me gjak të ri politik, të cilët pritet të qeverisin me Kosovën ,pas datës 14 shkurt. Nuk ka kush që ka mundësi ti ndalë këto procese dhe këtë vetëdijesim të ri qytetar , që vota mos të qitet me kurrë blanko. Është koha të jetojmë shumë më mirë , të hapim perspektiva të reja zhvillimore, dhe të hapim perspektiva të reja për të rinjtë tanë , të cilët për një vend të punës, e kanë marr botën në sy.
Palestina: Kosova ta rishikojë shpejt vendimin për Ambasadën në Jerusalem
Lexoni edhe:
Në Kosovë ka kohë që njerëzit e fuqishëm të politikës janë ngritur mbi ligjin. Ata e kanë futur ndikimin në të gjitha sistemet, duke e pamundësuar kështu funksionimin e duhur të demokracisë dhe të shtetit ligjor. Nga kapja e shtetit , ka devijuar çdo gjë e mirë në këtë shtet që sapo ka filluar ti marr këmbët. Na instaluan anti vlera, duke filluar nga nivelet e ulëta deri në pushtetin qendror. Janë duke dominuar në skenën tonë politike për fatin tonë të keq mediokritetet, njerëzit me ide reaksionare të politikave të stër vjetruara. Gjatë këtyre viteve më shumë kishim pushtete të tipit autokratik, që bie ndesh katërçipërisht me kapitalizmin liberal në të cilin sapo kemi hy. Më së keqi nga këto struktura partiake dhe shtetërore kanë pësuar organet e drejtësisë, të cilat shumë rreptë edhe po kontrollohen. Se ende nuk kemi shtet të së drejtës sa duhet, e vërtetojnë edhe ngjarjet e fundit në skenën tonë politike. Gjykata u duk sikur është e drejtë dhe do të merrte vendime parimore karshi ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës, me rastin e Etem Arifit, ku vendi që vendi të shkoje serish në zgjedhje të jashtëzakonshme nacionale. Por, kjo duket se u bë me hile të mëdha , dhe në këtë lojë kanë gisht ata që janë mësuar me lojëra të tilla jo parimore politike , në krejt pas luftën. Vendimet e Gjykatës , KQZ dhe të PZAP, sa janë të padrejta karshi LVV dhe Albinit , janë duke ndikuar direkt në jetën shoqërore dhe politike të vendit, në këtë rast, në procesin zgjedhor, duke ju pamundësuar garën për deputet. Ky shtrëngim laku në fyt do të thosha unë, edhe nuk është i pa pritur, kur dihet se prapa këtyre skenarëve të errëta , qëndrojnë forcat politike, të cilat me çdo kusht donë ta mbajnë pushtetin e tyre të korruptuar .E kanë plagosur rëndë dhe fortë një shtet të vogël, me metodat e tyre perfide të veprimit, e kanë varfëruar tepër shumë vendin. Kjo ka bërë që Kosova të braktiset masovikisht, nga pa perspektiva e krijuar. Kategoria pushtetarë është pasuruar në mënyrë marramendëse me mundin dhe djersën e popullit. Kanë krijuar biznese të shumta dhe shumë të paligjshme , madje edhe jashtë Kosovës. Dhe, këtë logjike grabitqare nuk e flakën asnjëherë deri më sot. Këto grupe të interesit janë duke shkuar shumë larg sa që kanë eliminuar edhe peshën që ka partia fituese e zgjedhjeve , së cilës i merret fitorja , duke ja mundësuar kështu partisë së dytë fituese të zgjedhjeve që ta formon pushtetin. Kjo u bë jashtë praktikave të deritashme ligjore , me qëllim të pengimit të ardhjes në pushtet të forcave përparimtare dhe reformatore politike të LVV dhe të Listës së Vjosa Osmanit. Çdo ditë janë duke i rrezikuar themelet e demokracisë parlamentare, janë duke e përdhosur edhe vullnetin e sovranit për ndryshime pozitive në Kosovë, pas një kohe të gjatë të sundimit. 14 shkurti do të jetë një ditë e madhe , një ditë kur forcat retrograde do të pësojnë humbje të madhe. Dihet tashmë se çka po prodhojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme t shpeshta nacionale. Po prodhojmë jo stabilitet politik, ekonomik dhe institucional . Zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat përmbyllen brenda 45 ditëve , po bëhen edhe me qëllim që të mos ketë kohë për reformë shumë të nevojshme zgjedhore , e cila reformë do ti kishte qitur nga loja politike shumë kënd.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".