Maratona zgjedhore e partive politke dhe gjeneralët në listat pë deputet!

Maratona zgjedhore e partive politke dhe gjeneralët në listat pë deputet!
Maratona zgjedhore e partive politke dhe gjeneralët në listat pë deputet!

Ismail Muçiqi

  • 04 February 2021 - 07:22

Politika në Kosovë është shëndrrue në produkt te biznisit materialo/financiarë në të cilën po vrapojnë të gjitha moshat pa dallim, pa kritere pa dije apo pa përgaditje shkollore.

Ky profesionë në Kosovë është shumë profitabil, nëse je militant partiakë apo i afërmë me liderin e partisë apo të klanit përkatës.

Kjo dukuri e shëmtuar i ka shëndrrue disa parti politike si prone private të liderit apo të grupit të ngushtë të klanit, e cila u manifestue edhe kësaj radhe me rastin e përpilimit të listave per deputet.

Nëse i analizojmë emërat e propuzuar shofim se në të gjitha partitë politikë figurojnë disa emëra të njejtë të cilët janë bërë deputet që nga paslufta.

Askush nuk po mendon se Kosova është në udhëkryq përshkak të politikës qorre e cila u ndërtue vite me radhë pa koncept dhe strategji te mirëfilltë për ndërtimin e shtetit. Liderët partiakë dhe klanet e interesit janë shëndrrue këto ditë në lypësar të mjerë duke kërkuar vota nëpër lagje dhe fshatra gjithëandej Kosovës. Ata nuk janë të vedishëm se qytetarët janë të ngopur me premtimet e tyre boshe. Edhe kësaj radhe në listat e partive politike figuron klani i emërave të përhershëm të cilët vendosin dhe flasinë në emër të organeve të partisë të cilës i përkasinë.

Ky grup vite me radhë i ka ngulfat reformat e mbrendshme në parti me qëllim të ruajtjes së interesave personale dhe pozitave në parti, duke i eliminue konkurentët dhe idet e reja të cilat rrjedhin nga vizioni i gjeneratës së re. Mendojë se në të gjitha partit politike në listat për deputet u futën disa figura më shumë të karakterit simbolik, të cilat ishinë viktimë e dhunës dhe e represionit gjatë luftës në Kosovë. Këta emëra tani më të njohur për opinionin do të duhej të mbroheshin me ligjë nga instuticionet e shtetit e jo të sfidohen në debatet primitive ne Parlamentin e Kosovës. Paradoksi edhe më i madh u manifestue kësaj radhe edhe me rreshtimin e disa emërave të njohur të Gjeneraleve të luftës së Koshares dhe me gjërë. Kjo u bë me qëllimë të përfitimit të votave nga elektorati duke e shfrytezue autoritetin dhe kapitalin politikë të këtyre eproreve ushtarak të cilët kanë edhe grada te Gjeneralit. Kjo dukuri tregon papjekurin e politikës shtetërore e cila në vendë që këto figura të shkolluara, të trajnuara dhe të dëshmuara profesionaliste ne lamin e mbrojtejes dhe sigurisë, të sistemoheshin në Ministrin e Mbrojtëjes dhe në Forcat e Armatosura të Kosovës tani këta po sfidohen për interesat e partive politike. Vite me radhë disa emëra të njohurë ekspertë të sigurisë kanë mbetur anash të anashkaluar siq janë Gjenerali Hysen Berisha, Hajrullah Tërnava, Ramadan Qehaja e shumë ekspert tjerë me grada të larta ushtarake të cilët tani janë pasivizue disa ne pensione e numeri tjetër i pa angazhuar fare. Shteti i Kosovës ka nevojë për figura profesionale për ndërtimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë të Forcave te Armatosura të Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e zgjodhën Presidentin e moshës 78 vjeqare, ndërsa gjeneralët e forcave Amerikane nuk kanë limit për moshën që kanë gjithëmonë janë aktivë dhe qendrojnë pranë njesive të Forcave të Armatosura dhe janë në dispozicion të sekretarit të mbrojtjës dhe të Presidentit Amerikanë. Kame frike se nëse vazhdojmë me këtë mendësi, këtë papjekuri, këtë papërgjegjësi e ardhmja e Kosovës do të jetë në ?!...

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".