Koha për një kuvend të ri kombëtar, organizuar prej të pasurve tanë

Koha për një kuvend të ri kombëtar, organizuar prej të pasurve tanë
Koha për një kuvend të ri kombëtar, organizuar prej të pasurve tanë

Ragip Guraziu

  • 05 February 2021 - 09:14

Shkruan:  Ragip Guraziu

Të gjithë kuvendet e rëndësishëm të kombit arbëror e shqiptar i kanë organizuar e udhëhequr të pasurit e këtij kombi, në bashkëveprim me inteligjencën dhe me popullin e vet. Sa herë janë bashkuar atdhedashuria, pasuria dhe dituria, kombi ynë ka dalë fitues.

Kuvendin e Lezhës, më 1444, e organizuan feudalët liridashës të asaj kohe... dhe bënë histori! Hynë lavdishëm në historinë e këtij kombi. Më 1601-1602 u mbajt në Mat Kuvendi i Dukagjinit, në qershor 1878 u mbajt Kuvendi Kombëtar i Prizrenit, në nëntor 1878, nën kryesinë e Iljaz Pashës, u mbajt Kuvendi i Dibrës; në qershor 1880 u mbajt Kuvendi i Dytë i Frashërit, në korrik 1880, Kuvendi i Gjirokastrës e në janar 1899, Kuvendi i Pejës, organizuar e udhëhequr nga Haxhi Zeka. Kuvendi i Junikut u mbajt nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës e Bajram Currit. Më 28 nëntor 1912 filloi punimet Kuvendi Kombëtar i Vlorës, nën drejtimin e Ismail Qemalit, i cili e shpalli Shqipërinë të lirë e të mosvarur.

E përsëris edhe një herë: Të gjithë këta kuvende janë vepër e arbërve e në vazhdim e shqiptarëve të pasur. Organizuesit e të gjithë këtyre kuvendeve, me rëndësi jetike për kombin tonë, kanë qenë të pasurit tanë, të përkrahur, deri në sakrificën më sublime, prej të gjitha shtresave të kombit tonë, brenda dhe jashtë atdheut.

Republika e Kosovës është atdheu ynë, jo vetëm i pushtetarëve.Sepse Republika e Kosovës është atdheu ynë, nuk është produkt dhe as pronë e juaj,as e UÇK-së, as e Serbisë, për shkak se për 20 vjet rresht e trajtuan Kosovën si plaçkë lufte, ndërsa qytetarët si skllëvër të tyre?! Kemi thënë në 2019 Kosova nuk ka nevojë me egoizma të subjekteve politike të udhëheqet, sepse nga ato subjekte egoiste po na formohen edhe Qeveria egoiste, Presidenca egoiste, Kuvendi egoist e kështu me radhë.Për të qenë kështu, na duhet së pari që Kosova ta ketë një Akademi të Shkencave siç gjithë bota dhe jo një Akademi si deri tani e tëra për këto vite si ariu në gjumin polar.

Pavarësia e Kosovës e ka gjenezën në sakrificën e popullit të Kosovës, brezave liridashës dhe në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë. Nuk mungoi as mbështetja nga SHBA-të, shtetet e fuqishme të Bashkimit Evropian dhe e miqëve tjerë ndërkombëtare. Kjo sakrificë dhe gatishmëri jona u materializua përmes ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, që solli lirinë. U finalizua si rezultat i rrethanave të favorshme politike dhe shoqërore në regjionin e Ballkanit dhe më gjerë, që kulmuan me shpalljen e pavarësisë.

Kosova arriti të ruajë marrëdhëniet e mira diplomatike me shtetet mike në krye me SHBA-në. U miratua Kushtetuta e vendit, u forcua baza ligjore dhe institucionale dhe u ngrit shërbimi diplomatik i Kosovës në shumë vende të botës. U krijuan themelet e para të Ushtrisë së Kosovës, përmes transformimit të TMK-së në FSK dhe u arritën rezultate të mira në ngritjen dhe zhvillimin e Policisë së Kosovës, etj, etj....

Histora jonë shkruhet me germa te mëdha

Historinë nuk po mundemi të shkrujmë vetë,edhe pse u fitua lufta,tani dikush tjetër do e shkruaj historinë tonë,por pak më ndryshe dhe mos të na jetë hatri askujtë këtu në Kosovë ?!

''Kur një oficer i lartë i Rajhut të Tretë gjerman po i godiste, me një shufër metalike, skulpturat e përzgjedhura në Muzeun e Luvrit, në Francë, Ciceroni, zëmekur dhe i përlotur, i lutej oficerit gjerman: “Mos i dëmtoni kryeveprat e artit, zotëri, se do t´ju dënojë historia”. Oficeri, për një çast pushoi goditjen, kryqëzoi duart sipër shkopit metalik, duke u gjegjur, qetësisht: “Zotëri, nëse fitojmë luftën, historinë e shkruajmë vetë. Nëse e humbasim luftën, fituesi tjetër do ta shkruajë historinë”.

Dhe një ditë nuk duhet të çuditemi, kur të detyrohen ta pranojnë falimentimin, për shkak të oligarkëve që po rrënojnë gjithçka të ndërtuar me mund e djersë, me gjak e dhimbje, me sakrificë e përkushtim, nga njerëzit që ia duan të mirën Kosovës.....

Kemi thënë në 2019 Kosova nuk ka nevojë me egoizma të subjekteve politike të udhëheqet, sepse nga ato subjekte egoiste po na formohen edhe Qeveria egoiste, Presidenca egoiste, Kuvendi egoist e kështu me radhë.

Për të qenë kështu, na duhet së pari që Kosova ta ketë një Akademi të Shkencave siç gjithë bota dhe jo një Akademi si deri tani e tëra për këto vite si ariu në gjumin polar.

Në rast se nuk e ndërrojnë diskursin politik institucionet politike shtetërore, si ato qendrore e deri te ato lokale, ndryshe nuk do t’ju jepet të rinjve të talentuar mundësia e barabartë për të pasur në vendin e tyre.

Qeveria asnjëherë nuk ka hezituar t’iu kërkojë llogari individëve dhe vendimmarrësve në të gjitha nivelet, duke filluar nga institucionet qendrore deri te ato lokale, që 2019 të zhduket fuqia politike dhe ndikimi i nëntokës kriminale, dhe të mos jetë më mbi ligjin sa i përket të rinjve tanë, që t'ua kthejnë prespektivën e dashurinë për të jetuar në vendlindjen e tyre dhe jo ta marrin botën në sy?!

Me këto parti politike egoiste aktuale, në zgjedhje, (edhe po qe se iu mundësohen kushtet), nuk do kenë kuptim.

Gjasat janë minimale me këto parti aktuale të shkohen në zgjedhje dhe nuk do kenë kuptim pasi që qytetarët shumë të zhgënjyer që 20 vite rresht, të gjitha kanë qenë, herë-herë në pushtet, gjithnjë me koalicione dhe zgjedhjet në këto situata nuk janë të proferueshme, mu në këto situata politike në Kosovë.

Ndryshe qytetarët të vetmen shpresë po e kanë që të gjejnë mënyra për të ikur sa me shpejtë, sa me larg Kosovës. Derisa krimi i organizuar dhe nëntoka të udheheqin shtetin nga nëntoka kriminale , nuk ka perspektivë për qytetarët dhe shpëtimin do ta kërkojnë duke ikur larg Kosovës që do të thotë se zgjedhjet e reja nuk do të sjellin kurrfarë perspektive për qytetarët.

Nuk janë zgjedhjet zgjidhje për situatën politike në Kosove, derisa është shndërruar politika vetëm në betejë për pushtet dhe secila parti që vjen në pushtet, ka qëlllimin e forcimit të klientelave, zhvatjen e popullit e shërbimin e plotë për mafio-oligarkët, e jo mirëqenien e qytetarëve. Kur kemi parasysh se po luftojnë të gjitha partitë politike, pa dallim, që në çdo mënyrë ta marrin pushtetin në nivelin lokal apo edhe qendror dhe asgjë tjetër.

Qytetarët e kanë humbur besimin tek institucionet e Kosovës dhe në zgjedhjet e ardhshme nuk di se sa do të dalin në votime, pasi rresht për këto vite qytetarët kanë qenë të zhgënjyer dhe po mbesin të zhgënjyer edhe tani, kur kemi parasysh se ka humbur shpresat e tyre gjeneratat e reja ndaj shtetit të tyre dhe po e marrin botën në sy edhe pse shumica me diploma, mastera e doktoratura, por ç'po ju hynë në punë në shtetin e tyre kur po mbesin rrugëve, e shumica po ia mësynë perendimit për të bijetuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".