Partitë politike me mentalitet fisnor të mesjetës, e duan Kosovën të ndarë në ofiqe

Partitë politike me mentalitet fisnor të mesjetës, e duan Kosovën të ndarë në ofiqe
Partitë politike me mentalitet fisnor të mesjetës, e duan Kosovën të ndarë në ofiqe

Faik Krasniqi

  • 06 February 2021 - 13:46

Shkruan: Faik Krasniqi

Kosova është e të gjithëve. Jo pronë private e individëve. Por çfarë do që themi është e tepërt për këto klane mafioze që Kosovën e konsiderojnë si të tyren.

-Partitë politike Kosovën e kanë ndarë në regjione. Ky regjion me takon mua, regjioni tjetër atij e kështu me radhë. Kjo është mendësi mesjetare të ndarë në fise. Kurse në anën tjetër pretendojmë Evropën. Me këtë mendësi. Kështu ka qenë në mesjetë.

Edhe klanet mafioze nëpër botë kanë ndarë territoret në këtë mënyrë. Në këtë territor sundojë unë. Këtu s’ke çfarë të kërkosh. Në territorin tënd bëj çfarë të duash. Incidenti në Skenderaj me Albin Kurtin e dëshmoi një gjë të tillë. Albin Kurti dhe çdo lider tjetër ka të drejtë të shkojë e të bëjë fushatë ku të dojë, edhe pa qenë fushate elektorale. Kosova është e të gjithëve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)