Pas skandaleve të fundit kriminale në policinë e Kosovës të fillon një verifikim i plotë i policëve në detyrë nga ana e AKI-së!

Pas skandaleve të fundit kriminale në policinë e Kosovës të fillon një verifikim i plotë i policëve në detyrë nga ana e AKI-së!

Hajrullah Tërnava

  • 07 February 2021 - 18:07

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Kishte me qenë mirë që për të gjithë policinë t’iu bëhet edhe një verifikim nga ana e AKI-së, edhe pasi që ka kaluar një kohe e konsiderueshme mbasi janë pranuar në polici, dhe njëherë e përgjithmonë kjo polici të spastrohet nga ata që nuk e meritojnë të jenë pjesë e policisë. Është tepër e rëndësishme që në të ardhmen gjithsesi kur të filloj pranimi i policëve të rijnë, dhe kur t’i kenë kryer ato kritere të pranimit, në fund të provimit, të bëhet ky verifikim si kriter i fundit për pranim në polici, nga ana e policisë dhe e AKI-së, dhe po ata police që pranohen , ta fillojnë karrierën e tyre të pastër në punët e ardhshme policore.

Policia e Kosovës që dikur kishte imazh pozitiv mes popullit dhe në rajon, tani më nuk po reflekton ashtu, ka fillua ti errësohet dhe ti prishet ai imazh që dikur e gëzonte. Jo profesionalizmi dhe sjelljet e pa hijshme po shtohen. Pas rasteve të njëpasnjëshme skandaloze që po ndodhin në radhët e kësaj strukture e cila me kalimin e kohës, është duke rrëshqitur në të keq dhe nën kthetrat e ndikimit të skajshëm të politikës kriminale, depërtimit të individëve politike me të kaluar kriminale në radhët e saj. Tani këto sinjale janë serioze dhe për shqetësim, që duhet të shërbejnë për një rishikim dhe pastrim të radhëve të policisë pas rasteve të fundit të dhunës së ushtruar përtej ligjit nga policët ndaj palëve të ndaluara. Kulmi i sjelljes jo profesionale dhe dhunës së pa kontrolluar, e ka arritur rasti i 7 policëve në Gjakovë të cilët i kanë shkaktuar lëndime me pasoja afatgjata qytetarit të ndaluar, duke tejkaluar autorizimet dhe kompetencat e ligjit, duke shkelur skajshmërisht detyrën zyrtare. Prandaj këto raste dhe të tjerat të mëhershmet, e sikur ishte rasti me videon e incizuar gjatë ushtrimit të dhunës ndaj një të riu, duhet të iu shërbejnë si shembull që të ashpërsohet përgjegjësia në radhët e policisë, dhe të rishikohet edhe njëherë e kaluara e secilit polic të pranuar , për ta bërë një ri sistemim dhe ristrukturim me staf të përgjegjshëm dhe profesional, jashtë lidhjeve me grupet e interesit, të politikës apo krimit të organizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".