NDRYSHIMI vjen vetem me liderët që mbrojnë PARIMET dhe interesin e shtetit, me ALBIN KURTIN dhe VJOSA OSMANIN!

NDRYSHIMI vjen vetem me liderët që mbrojnë PARIMET dhe interesin e shtetit, me ALBIN KURTIN dhe VJOSA OSMANIN!
NDRYSHIMI vjen vetem me liderët që mbrojnë PARIMET dhe interesin e shtetit, me ALBIN KURTIN dhe VJOSA OSMANIN!

Arsim Haziri

  • 09 February 2021 - 17:05

Shkruan: Arsim Haziri

Albini dhe Vjosa janë rezultat i parimeve të tyre të vazhdueshme, që kanë treguar nëpër vite, dhe kjo konsistencë e madhe politike ka prodhuar përkrahje të madhe dhe që do ngërthehet në qeverisje më 14 shkurt. Fitorja e Albin Kurtit do të jetë masive, do të shndërrohet në shpresë për qytetarin dhe ndëshkim për kundërshtarët, ata që e kanë dhunuar dhe ngushtuar sferën publike. Lista e Referendumit, përfshi edhe nr.1 do shërbej si ndryshim dhe frikë për klasën e vjetër, që janë duke dështuar pikërisht pse kanë abuzuar me çdo gjë publike.

Tashmë është bërë e qartë, se figura apo thënë më mirë personaliteti i Albin Kurtit oponentëve politik iu është bërë pengesë, gjë të cilën assesi nuk po mundë ta gëlltitin. Në gjithë këtë frikë objektive, mjerisht është e përfshirë edhe një pjesë e konsiderueshme e institucioneve të shtetit, që assesi nuk kanë për t'i ndalur ndryshimet pasi ato po i kërkon masa. Tashmë është e qartë çdo gjë, Albini dhe Vjosa janë frikë për kriminelët politik, ata janë në ballafaqim të pareshtur dhe natyrisht se do fitojnë pasi popullin e kanë mbrapa. Vullnetin popullor asgjë nuk mund e ndalë, pavarësisht tendencave dëshpëruese të klientelës politike, që kanë vë në dispozicion gjithë aparaturën institucionalë vetëm për ta pamundësuar fitoren e krahut progresist.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".