Më 14 shkurt vjen ndëshkimi i madh kundër politikës së kriminalizuar!

Më 14 shkurt vjen ndëshkimi i madh kundër politikës së kriminalizuar!
Më 14 shkurt vjen ndëshkimi i madh kundër politikës së kriminalizuar!

Xhevat Meha

  • 10 February 2021 - 18:46

Shkruan: Xhevat Meha

Kësaj radhe qytetarët vetëm sa do ta shprehin edhe më fuqishëm përcaktimin e tyre luftimin hajnisë dhe krimit te organizuar!.

Qytetarët çdoherë janë të diferencuar nga hajnia, krimi e inkriminimi. Çështja është se qytetarët kanë treguar mirëkuptim e zemërgjerësi ndaj politikanëve duke menduar se shteti është në fillimet e ndërtimit. Po edhe rrenat dhe mashtrimet nga politikanët kanë qenë shumë mirë të përpunuara dhe të organizuara për të fsheh veprimet e tyre kriminale.

Vullnetin për largim të hajnisë e krimit qytetarët e kanë paraqitur edhe në votimet e tetorit të vitit 2019. Edhe bashkëqeverisja u ndërtuar në përputhje me këtë vullnet. Po çfarë ndodhi? Bashkëqeverisja u prish nga përfaqësuesit politik të hajnisë e të krimit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".