Skandaloze: DREJTESIA E KORRUPTUAR e Kosovës po e IZOLON shtetin nga BE-ja dhe Amerika!

Skandaloze: DREJTESIA E KORRUPTUAR e Kosovës po e IZOLON shtetin nga BE-ja dhe Amerika!
Skandaloze: DREJTESIA E KORRUPTUAR e Kosovës po e IZOLON shtetin nga BE-ja dhe Amerika!

Dardan Grapci

  • 11 February 2021 - 17:27

Shkruan: Dardan Grapci

Shumë herë kam shkruar se Ligji në Kosovë është dhe mbetet i shkruar vetëm në letër, por në praktikë as 10% -shi i asaj nuk po zbatohet, prandaj KPK-ja duhet t’i merr seriozisht kritikat e përfaqësueses së SHBA-ve, Lana Ovens seriozisht , ndryshe nëse na largohen edhe këta miq të mëdhenj, ndër kryesorët dhe prijatare të të gjitha vendimeve të mëdha për Kosovën, nëse edhe këta rrijnë anash nga mbështetja e fuqishme për shtetin tonë, atëherë shtrohet pyetja se kënd do e dëgjojmë dhe respektojmë ne?

Nuk është vetëm Ambasada Amerikane në Prishtinë që po e kritikon Këshillin Prokurorial të Kosovës, sepse këtë e kanë bërë edhe Ambasadat tjera siç janë Ambasada Gjermane dhe ajo e Britanisë së Madhe në Prishtinë.



Prandaj kjo kritikë po në tregon qartë se Prokuroria e Kosovës është duke u shuar dita-ditës, edhe me keqpërdorimet e detyrës dhe me vendimet e gabuara që po marrin. Nder të tjera, faktet po i shohim shumë qartë se si edhe përfaqësuesja e ambasadës Amerikane Lana Ovens është duke ju treguar se nëse vazhdojnë me këto instalime korruptive, nga politika dhe mafio-oligarkët, kjo ambasadë më nuk do ta mbështetë Kosovën në asnjë segment politik apo ligjor.

Në qoftë se nuk dëshirojmë ti humbasim miqtë tanë amerikan, KPK-ja duhet ta ndryshoj qasjen në respektimin e ligjit. Duhet të distancohet e shkëputet tërësisht nga lidhjet me politikën. KPK-ja dhe KGJK-ja së bashku duhet ta kërkojnë dhe iniciojnë reformën e plotë ligjore dhe kushtetuese, VETING-un duke i larguar prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar nga puna, dhe duke i vendos aty, ata njerëz të cilët janë të drejtë dhe që nuk korruptohen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".