Revolta qytetare përmes votës do t’i shemb piramidat e krimit në politikë

Revolta qytetare përmes votës do t’i shemb piramidat e krimit në politikë
Revolta qytetare përmes votës do t’i shemb piramidat e krimit në politikë

Faik Krasniqi

  • 12 February 2021 - 19:22

Shkruan: Faik Krasniqi

Këto zgjedhje do të jenë Revoltë ndaj hajnave dhe zullumqarëve. Me 14 shkurt do e marrin goditjen përfundimtare nga qytetari. Nuk mund të paragjykoj se çfarë qeverisje do të kemi, sepse varet çfarë njerëz do të emërohen në postet udhëheqëse, e mbi të gjitha këshilltarët që janë truri i çdo shteti, por largimi i këtyre hajnave që na kanë sunduar deri me tash, do të jetë një triumf i madh për popullin!

-Të gjitha partitë e krimit janë bërë bashkë. Gazetarë analistë e banalistë. Mediat e tyre që i financojnë. Kundër kujt? Kundër Albin Kurtit. Imagjinojeni. Janë bërë bashkë partitë e krimit që na kanë qeverisur për më shumë se dy dekada, kundër njeriut që kurrë s‘ka qenë në pushtet. Hajnat me shpifje të ulëta po mundohen ta pengojnë ardhjen e tij në pushtet, nga frika e pisllëqeve që i kanë bërë. Duke e ditur që shumica e shqiptarëve në Diaspore janë me LVV, i kushtëzon me testin e Covidit. Kurse në anën tjetër liron masat në Kosovë.

Do të kishte arsyeja sikur të mos bënin fushatë në ambiente të mbyllura dhe nëpër oda. Por hajnave po u vijë fundi. Këto zgjedhje do të jenë Revoltë ndaj hajnave dhe zullumqarëve. Me 14 shkurt do e marrin goditjen përfundimtare nga qytetari. Nuk mund të paragjykoj se çfarë qeverisje do të kemi, sepse varet çfarë njerëz do të emërohen në postet udhëheqëse, e mbi të gjitha këshilltarët që janë truri i çdo shteti, por largimi i këtyre hajnave që na kanë sunduar deri me tash, do të jetë një triumf i madh për popullin!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".