Pushteti i Albin Kurtit, do të jetë pushtet që i mbron interesat e Kosovës

Pushteti i Albin Kurtit, do të jetë pushtet që i mbron interesat e Kosovës
Pushteti i Albin Kurtit, do të jetë pushtet që i mbron interesat e Kosovës

Skender Mulliqi

  • 13 February 2021 - 16:04

Shkruan: Skënder MULLIQI

Politikanet plote gojen e kan  popull.Por sa ka ketu te verteta dhe sinqeritet? Shume pak per 22 vite ne liri patem njerëz te politikes qe ishin te sinqerte me popullin.Shtrohet pyetja logjike.A jane shqiptaret popull i keq?A jane vertete te “ liq dhe keqberës”, si në filmat e  hororit?!Te pergjigjesh ne keto pyetje hipotetike sigurisht se nuk eshte lehte, dhe nuk eshte aq e thjeshte.Dikush edhe mund ti konteston keto pyetje me kete rast, sepse do te parashtronte krejt pyetje tjera , per faktin se nuk ekzistojne popujte te mire dhe popujë te keqijë si nocion. Kjo na kthen automatikisht ne aksiomen se nuk ekzistojne njerëz te mire dhe njerëz te keqije.Thuhet ne pergjithesi edhe pse jo ne te gjitha rastet,   nuk ka popull te keq , por ka drejtues shtetëror te keqinje.Dhe, me kete konstatim sigurisht se pajtohet shume kush. Ne Kosove pas perfundimit te luftes vertete na u shperfaqën do njerëz të liqe  të politikës , të cilët na prodhuan shume te liga , të cilat  edhe shumë  po na kushtojnë . U treguan shume te pa përgjegjshem para shtetit dhe para popullit .

U treguan manipulator dhe njerëz të cilët nuk e mbajtën fjalen e dhënë   .Kurrë deri më sot  nuk e bën një kërkim falje popullit të vet për gjitha këto gabime të cilat I ban .Ju futën politikës më logjikën bajraktareske.Nuk krijuan stabilitet politik dhe stabilitet ekonomik .Nuk treguan moralitet politike , që për gabimet e bëra të largohën vet nga skena politike .U treguan ‘ djeme te keqinjë” duke mos pranuar së nuk ishin reprezentativ , se nuk ishin të zotet për  sfidat e kohës së modernitetit. Asnjëherë deri më sot nuk ju dhanë mundësinë forcave creative politike të vijnë në shprehje, nga lakmia për pushtet apsolut dhe për të mira materjale.Lufta për çlirim nga Serbia na homogjenizoj, kurse pas lufta shumë na ndau!

Sikur gjithmonë po mbesim peng i historisë tonë.Këtë gje e treguan vitet e 90-ta të shekullit të kaluar , nga të cilët vite jemi larguar më shumë në kontestin kohor , e jo edhe më logjikën e të menduarit dhe të vepruarit. Sikur nuk u dashtë të kuptohen rrethanat e reja shoqërore dhe politike .Shumë kush ka të drejtë më menduar së si është e mundur që në mesin e popullit serb të kemi aq shumë kriminele të luftës , vrasës të njerezve të pafajshem  , kemi të drejtë  ta pyesim veten, se si u bë që të na ndodhin gjithë këto krime pas përfundimit të luftës, kur nuk e kemi në qafë më okupatorin serb?!

Ne këte pyetje duhet dhëne përgjigjën  populli  më 14 shkurt, duke votuar në mënyrë plebishitare,  për një Kosovë të re, për një Kosove,  pa krim dhe pa korrupcion .Pushteti i dalë nga vota e 14 shkurtit do të jetë pushtet që i mbron interesat e Kosovës.Këtë synim madhor mund të arrijnë forcat politike të LVV, në krye më Albin Kurtin , dhe forcat politike  të Listës Qytetare , të zonjës Vjosa Osmani…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".