Gjykatat e Kosovës duhet të çlirohen shpejt nga kapja e krimit politik, për të ngritur padi kundër Serbisë për krimet dhe dëmet e luftës!

Gjykatat e Kosovës duhet të çlirohen shpejt nga kapja e krimit politik, për të ngritur padi kundër Serbisë për krimet dhe dëmet e luftës!

Gani Qarri

  • 13 February 2021 - 18:44

Shkruan: Gani Qarri

Përderisa Gjykatat e Kosovës, ato të të gjitha niveleve, të mos lirohen nga ndikimi i krimo-politikës, as që ka shpresë se do të trajtohen dosjet për dëmet dhe krimet e luftës të shkaktuara nga Serbia në Kosovë, kështu që të gjitha shpresat i kemi pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, kur presim ndryshime rrënjësore në vend, të cilat do të na ndihmojnë edhe neve për aprovimin e të drejtës tonë, për ngritjen e padive kundër Serbisë për krime lufte dhe gjenocid ndaj shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë.

Mjerisht siç dihet tanimë edhe publikisht nga i gjithë opinioni i gjerë i Kosovës, si dhe ashtu siç e kemi theksuar disa herë edhe në shkrimet tona, fajtori kryesor për hedhjen poshtë të të gjitha padive kundër gjenocidit dhe krimeve shtetërore të Serbisë ndaj shqiptarëve të pa mbrojtur në Kosovë, ishte pikërisht kuislingu Hashim Thaçi.

Këtë e argumenton më së miri edhe fakti i trishtë, se përveç Kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezit, i cili u katapultua direkt nga Kadri Veseli në këtë pozitë, po ashtu nën ndikimin e ish kryetarit të Kuvendit dhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli edhe kryetari i Gjykatës Supreme u emërua nga Mitrovica (Enver Peci), ndërsa kryetare e Gjykatës Kushtetuese Arta Rama gjithashtu nga Mitrovica. Vetëm kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në fakt nuk vije nga Mitrovica, por ishte njeri shumë i afërt i Kadri Veselit dhe nën ndikimin direkt të PDK-së.

Ndaj përderisa të gjithë këta ishin nën ndikimin e Thaçit dhe të PDK-së, nuk kishte asnjë mundësi të ngritje çfarëdo padie kundër Serbisë, pasi që vet kuislingu Hashim Thaçi, me shpresën se Aleksandër Vuçiqi do ta shpëtonte nga Gjykata Speciale, kishte urdhëruar që të gjitha paditë e shqiptarëve kundër Serbisë, të hidhen poshte si te palejuara nga gjykatat, në gjithë Kosovën e ne te gjitha nivelet , kështu që ashtu edhe ndodhi dhe për gjithë këto vite me radhë, u refuzuan me mijëra padi të shqiptarëve, nga gjykatat e kapura e kriminale të Kosovës, deri në ditët e sotme. Këtë fatkeqësi e dëshmon më së miri edhe Organizata joqeveritare “Ngritja e Zërit” dhe kryetari i saj Jahir Bejta,i cili sapo dorëzoi dosjet për herë të nëntë, në Gjykatën Kushtetuese, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit të paprecedent juridik të Gjykatës Supreme, që përveç refuzimit të padive për krime lufte, e diktuar nga politika mafioze e Thaçit & Co, pa fije turpi, refuzoi edhe paditë për kompensimin e dëmeve të luftës nga Serbia. Për aq më tepër, tani doli në sipërfaqe edhe gënjeshtra e radhës, e vet PDK-së dhe ish pushtetarëve të inkriminuar të saj, për të mashtruar edhe njëherë qytetarët me zotimin e tyre elektoral, kinse pas burgosjes së kuislingut Hashim Thaçi dhe shefit të SHIK-ut, Kadri Veseli, pikërisht PDK e cila vet bllokoi e pengoi dhe refuzoi mbi dy dekada paditë e shqiptarëve kundër Serbisë fashiste, tani kinse paska vendosur ta padisë ajo Serbinë për dëmet dhe krimet e luftës!? Ndaj z. Jahir Bejta, i dëshpëruar nga rrentë dhe mashtrimet e partive të inkriminuara, apelon tek të gjitha partitë dhe subjektet politike që në vend të premtimeve të rrejshme, në kohë fushate, çështjen e krimeve dhe dëmeve të luftës nga Serbia, ta fusin në programet e tyre dhe jo të vazhdojnë të tallen edhe më tej, në mënyrë kaq të vrazhdët me këtë dhembje nga më të mëdhatë të shqiptarëve në Kosovë. Sikur mos të mjaftonin as të gjitha këto, siç dëshmon vet z. Bejta, nga gjyqësori i diktuar i Kosovës prej politikës mafioze të vendit, deri më tani kanë marrë vetëm përgjigje negative, për çdo kërkesë, për ta paditur Serbinë për krime e gjenocid dhe dëmet e luftës, pikërisht për shkak të ndikimit politik në institucionet e kapura të (pa)drejtësisë. Kështu që, ai kërkon publikisht nga segmentet politike, që të mos gënjejnë më tej qytetarët nëpër tubime elektorale, por nëse vërtet duan ta ndihmojnë Kosovën dhe familjet e prekura nga krimet dhe gjenocidi serb, padinë për krime lufte kundër Serbisë ta bëjnë pjesë të programeve të veta partiake. Përndryshe ai jo vetëm që nuk është optimist në premtimet e tyre të rrejshme dhe pa asnjë mbulesë, por as që beson më se, nëse pushtetarët e deritanishëm kthehen përsëri në pushtet, do ta lejojnë fare ngritjen e padive kundër Serbisë, njëjtë siç i hodhën poshtë ato përmbi dy dekada me radhë. Fakti se udhëheqja e partive të inkriminuara, nuk do të padisë Serbinë për krime as për dëmet e luftës, e dëshmon edhe rasti se z. Bejta, që sapo dorëzoi për herë të nëntë dosjet në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimit të turpshëm të Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila nën ndikimin kriminal te kuislingut Hashm Thaçi me shokë, hodhi poshtë jo vetëm të gjitha paditë kundër Serbisë, por refuzojë edhe të drejtën e familjarëve të të vrarëve dhe të zhdukurve shqiptar, për ta paditur Serbinë. E meqenëse për koincidencë ndodhemi edhe në fushatë zgjedhore, z Bejta pyet publikisht pretendentët për president të shtetit dhe kandidatët për kryeministër të vendit, se premtimet që i bëjnë veresie për padi, a i kanë përfshirë ato edhe në programet e tyre partiake, e nëse jo, atëherë u preferon që në vend të gënjeshtrave për ngritje padish, per krimin dhe gjenocidin serb, t’i përfshijnë në programet e veta, sepse siç shprehet ai, edhe në media ka lexuar që asnjëri prej tyre nuk i ka në program krimet as dëmet e luftës të shkaktuara nga Serbia në Kosovë. Për aq më tepër, përkundër propagandës së shfrenuar të partive politike në fushatë se ato do të ngrijnë padi, mjerisht gjyqësori i kapur nga po këto parti të inkriminuar edhe sot vazhdon ti refuzojë edhe paditë private të familjeve të prekura shqiptare kundër Serbisë, ani pse në kundërshtim të plotë me të gjitha dispozitat ligjore. Por megjithatë z. Bejta dhe shoqata që ai udhëheqë, thotë se nuk do të ndalen derisa të marrin përgjigje pozitive për të drejtën e padisë dhe shqyrtimin e këtyre dosjeve, ndaj dhe kërkon publikisht nga organet e drejtësisë së Kosovës, që përfundimisht të shkëputen nga politika e kriminalizuar dhe të fillojnë t’i shqyrtojnë paditë, në bazë të ligjit, përndryshe detyrohemi të shkojmë deri në fund, gjë që do ti ngarkojë edhe më tepër gjykatat e kapura, me përgjegjësi edhe penale. Kjo për vet faktin e turpshëm se megjithëse organizata joqeveritare “Ngritja e Zërit” ka dorëzuar mbi 120 dosje në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa z. Bejta këto ditë dorëzoi edh 3 sosh, ai shprehet i dëshpëruar që në vazhdimësi kanë marrë vetëm përgjigje negative sepse “Gjykatat” janë te kapura e të ndikuara plotësisht nga politika e inkriminuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".