Zgjedhjet nacionale - koha për të formuar një qeveri stabile për shtetin

Zgjedhjet nacionale - koha për të formuar një qeveri stabile për shtetin
Zgjedhjet nacionale - koha për të formuar një qeveri stabile për shtetin

Ismail Muçiqi

  • 14 February 2021 - 07:22

Shkruan:Ismail Muciqi

ME SHKAS

ZGJEDHJET NACIONALE - KOHA PER TE FORMUAR NJE QEVERI STABILE PER SHTETIN

Sot qytetaret e Kosovës do tu drejtohen kutive të votimit, për të zgjedhur deputetet me te devotshëm të cilët do të punojnë për interesin e qytetareve dhe shtetit.

Kësaj radhe interesimi i qytetareve për të bërë ndryshim ishte i jashtëzakonshëm, kudo në të gjitha trevat të Kosovës.

Kësaj fushate i dhanë kuptimë edhe qytetaret tanë të cilët punojnë përkohësisht në botën e jashtme.

U pa se preokupimi i tyre për fatin e vendit dhe për Shtetin e Kosovës u manifestua, kudo në të gjitha shtetet ku punojnë dhe jetojnë vëllezërit tonë nga diaspora.

Ishte shumë madhështorë aktivizimi dhe përkushtimi i mërgatës tonë e cila edhe në këtë kohë të vështirë të pandemisë ja mësyn vendëlindjes me mija kilometra, kush me aeroplan, kush me autobus e shumica me automjete private për të ardhur me dëshirë për të votuar në atdheun e tyre me qëllime për të dhen kontribut për ti ndihmuar vendit për të hecur përpara duke e ndryshuar gjendjen aktuale.

Edhe kësaj radhe u dëshmua se Kosova nuk arriti ti plotësojë kërkesat e qytetareve që përmese zyrave të Ambasadave dhe Konsullatave tu mundësohet votimi në shtet ku punojnë dhe jetojnë.

Ky dështimë nuk u falet institucioneve të Shtetit të Kosovës.. Qeverisë Ministrisë së Punëve të jashtme të KQZ-së si përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve.

Nuk ka dyshime se mërgata jonë ishte katalizator e cila e mbajti gjallë Kosovën në kohërat më të vështira që nga suprimimi i autonomisë së Kosovës e deri në ditët e sotme.

Meriton të theksohet se fushata zgjedhore u zhvillua në kushte dhe rrethana jo normale përshkak të Pandemisë së Koronavirusit.

Këto zgjedhje nacionale i solli papritmas aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e cila konstatojë se zgjedhja e Qeverisë Hoti ishte anti Kushtetuese.

Është për tu veque sjellja dhe kultura e komunikimit të partive politike të cilat gjatë fushatës përdorën gjuhë më racionale, pa fyerje dhe pa manifestime të dhunës apo të shkeljeve të normave demokratike.

Në këtë drejtime shumë më banale ishin debatet politike të opinionisteve nëpër televizionet të cilat punojnë në Kosovë.

Sido që të jetë qytetaret me votën e tyre do të përcaktojnë fituesin e këtyre zgjedhjeve, rezultatin e të cilave duhet ta pranojmë të gjitha partitë politike.

Kosovës i duhet një Qeveri legjitime, me kapacitet, e cila nuk do të jetë pjesë e pazareve politike apo e varur nga lista serbe.

Është koha qe klasa politike të vedisohet dhe kushdo që i fiton zgjedhjet duhet të përkrahet dhe të ndihmohet për zgjidhjen e shumë problemeve të cilat e presin Kosovën.

Kushdo që mendon dhe vepron ndryshe kundër votës së lirë dhe demokratike e ka gabime dhe nuk i kontribon situatës dhe vendit.

Ka ardhur koha që disa figura {politikaj} të lëshojnë rrugë dhe mos ti krijojnë probleme vendit nga motivet dhe epshet karjeriste, e të cilëve u ka ikur "treni".

Mendojë se edhe kësaj radhe nëse nuk vedisohet klasa politike vazhdon me përqarje me avazin e vjetër duke bashkëjetuar me krimi e organizuar dhe korrupsionin me nepotizmin dhe me padrejtësinë në politikën e punësimit dhe më shumë dukuri tjera negative, atëherë nuk mbetet tjetër përpos që populli të mobilizohet në krijimin e një Kuvendi gjithë/popullor në të cilin do të dalin detyra strategjike për Shtetin e Kosovës dhe më gjerë. Kjo inponohet pasi Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, vazhdon të heshtë, dhe duke qendrue indiferente ndaj rrjedhave në shoqëri dhe indiferente në ndërtimin e shtetit...!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".