Qytetarë të Kosovës, shkoni masivisht në votime, pasi  është  detyrë kombëtare dhe demokratike!

Qytetarë të Kosovës, shkoni masivisht në votime, pasi  është  detyrë kombëtare dhe demokratike!
Qytetarë të Kosovës, shkoni masivisht në votime, pasi  është  detyrë kombëtare dhe demokratike!

Skender Kapiti

  • 14 February 2021 - 07:28

Nga Skënder Sadri KAPITI 

Qytetarë të Kosovës, shkoni nesër masivisht në votime, mundësisht shkoni të gjithë Ju  që keni të drejtë votimi!

Nesër kini rastin që të flisni, të veproni dhe të vendosni për qeverisjen e ardhshme për 4 vite sepse të gjithë  kanë nevojë për verdiktin tuaj si votues për ta nxjerrë Kosovën nga ky  batak rrënues dhe udhëkryq ku e ka zhytur Kosovën politika e keqe e gjithë këtyre viteve, gjë për të cilën tashmë është ndërgjegjsuar më shumë se kurrë qytetaria dhe shoqëria kosovare.

Prandaj nuk duhet treguar neglizhencë dhe as indiferentizëm sepse vota është forca, vula dhe vlera më e madhe demokratike prej së cilës varet edukata, përgjegjsia, zgjedhja e kualitetit dhe mirëqeverisja për të cilën vota popullore  zgjedh dhe e voton.

Shkoni dhe votoni për ndryshimin, për progresin, për dinjitetin, për përgjegjshmërinë, për ardhmërinë, për shtetin, për Republiën, për drejtësinë, dinjitetin, për krenarinë  dhe njëkohësisht edhe ndëshkoni tradhtinë, krimin, hajninë, korrupsionin; pra ndëshkoni me votë për ta cliruar Kosovën, shtetin, patriotizmin dhe demokracinë  nga  tradhtarët, hajnat, të inkriminuarit, nga hajdutët, gënjeshtarët, intrigantët dhe  mashtruesit; shkoni dhe votoni për të larguar e përzënë nga pushteti, nga politika, diplomacia, nga akademia, nga drejtësia, nga parlamenti dhe nga administrata të gjithë ata të cilët Kosovën e kanë vjelur, rjepur, vjedhur,varferuar, plackitur e rrënuar; shkoni dhe votoni edhe  kundër nepotizmit, hipokrizisë dhe injorancës që kanë kapur inteligjencën, shtetin, drejtësinë dhe kompetencën.Qytetarë të Kosovës shkoni në votime sepse kështu ju  kryeni detyrën kombëtare, patriotike dhe demokratike!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".