Çka është mjaft, mjaft me krim të organizuar nga Shpend Ahmeti në komunën e Prishtinës, prokurorët të japin përgjegjësi për mos zhvillim të hetimeve serioze dhe mosarrestimin!

Çka është mjaft, mjaft me krim të organizuar nga Shpend Ahmeti në komunën e Prishtinës, prokurorët të japin përgjegjësi për mos zhvillim të  hetimeve serioze dhe mosarrestimin!

Gani Qarri

  • 15 February 2021 - 07:57

Shkruan: Gani Qarri

Menjëherë pas zgjedhjeve, PSRK, medoemos duhet të jetë në gjendje të shpjegojë arsyet e mosveprimit kundër Shpend Ahmetit e Dardan Sejdiut, dy bashkëpunëtorëve të tyre Ardian Olluri e Genc Bashota si dhe të inkriminuarve tjerë, qe thuhet të kenë vjedhur hajdutërisht me qindra miliona euro për çdo vit se bashku me drejtoritë e korruptuara të Komunës se Prishtinës pa ndërprerë qe nga viti 2013 dhe deri me sot për afro 8 vite me radhë, përndryshe gjyqtarët dhe prokurorët përgjegjës, duhet të bëhen gati që, si në çdo shtet tjetër evropian, të shkojnë vet prapa grilave, si të dyshuar e te dënuar, për veprat penale : bashkëpunim me krimin e organizuar. Nuk ka zgjidhje tjetër, mjaftë-është mjaftë!!!

-Duket se zgjedhjet e 14 shkurtit, ua kanë prishur të gjitha planet dhe gjumin e gjatë dimëror edhe gjyqësisë e prokurorise së tejinkriminuar dhe prokurorisë së kapur keq, të cilat nga frika e ofrimit të kohës kur para shtetit të së drejtës duhet të japin përgjegjësi për mosveprim dhe mbulimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar, sapo kanë filluar të ndihen gjallë!.

Madje shenjat e para dëshmojnë se qeverisjes së tej kriminalizuar të kryeqytetit nga Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu me shokët e tyre po u vije fundi me i turpshëm i përfundimit të udhëheqjes së Prishtinës, pasi që tanimë, u njoftua se kanë nisë të hapen dosjet e prokurorisë speciale dhe të zbardhen aferat mega-korruptive e të zhvatjes edhe nga vartësit e kryetarit Ahmeti.

Kjo dëshmohet nga informacioni i sapo-lëshuar nga Prokuroria e shtetit, në të cilin shpjegohet se këto ditë, është ndaluar zyrtari i parë i Komunës së Prishtinës për keqpërdorim të detyrës dhe pozitës zyrtare. Për aq më tepër, për turpin e Shpend Ahmetit dhe gjithë udhëheqjes së kryeqytetit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, sipas informatës nga Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, personi i ndaluar me inicialet A.P. nuk është hiq më pak se vet mbikëqyrësi i dikasterit më të ndjeshëm, i Zyrës për Mbrojte dhe Ndihmë të Viktimave në Komunën e Prishtinës dhe zyrave regjionale, i cili dyshohet për kryerje të veprës antiligjore “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar", dhe për këtë shkak me vendim të Prokurorisë së Shtetit, ai fillimisht është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, akt i cili ditët e ardhshme duhet të vazhdojë edhe me arrestimin e bashkëpunëtorëve të tij.

Kështu që aksioni i sapofilluar nga Prokuroria, dëshmon se qeverisjes së korruptuar të Shpend Ahmetit dhe vartësve të tij, përfundimisht ka nisë t’u ngushtohet rrethi i lidhjeve me krimin e organizuar (ish-SHIK-u) dhe nëntokën kriminale , megjithëse ata ende shpresonin se tanimë rreziku për ta ka kaluar, pasi që gjenden në përfundim të mandatit të dytë kriminal me kryeqytetin, aktet e kundërligjshme të të cilëve besojë se vet VV, do t’i ndjekë deri në fund të sqarimit të plotë ligjor permes perballjes se tyre me drejtesine . Aksioni në fjalë, tregon edhe një të vërtetë tjetër të madhe, se me afrimin e 14 shkurtit , tani edhe Prokuroria me prokurore te kapur dhe te paguar gjermetani, e ka parë më në fund, se ose duhet të veprojnë dhe te bëjnë punën për të cilën janë të obliguar nga ligji dhe paguhen nga shteti, ose pas 14 shkurtit duhet t’i mbledhë çaklat dhe të izolohet në ndonjërën nga objektet e mbajtjes së të inkriminuarve dhe personave me rrezikshmëri për shtetin, të kapurit nga mafia politike dhe të lidhurit me nëntokën kriminale, të cilët të gjithë bashkë, e kanë sjell vendin në këtë gjendje të rëndë kaotike dhe per kete duhet te mbajne pergjegjesine maksimale duke u perballur me drejtesine e vertete te pas 14 shkurtit !.

Ndaj Prokuroria dhe të gjithë prokurorët të cilët e kanë shkelur ligjin dhe kanë rënë ndesh me rregullat dhe normat ligjore të shtetit, duhet të fillojnë pa asnjë vonesë të mëtejme, t`ua shkundin pluhurin e mbi një dekade te dosjeve të fjetura të krimit të organizuar që ndërlidhen kryekëput me aferat e lejeve ndërtimore (kryesisht) dhe të gjitha llojet tjera te inkriminimit, nëpërmes të cilave është bërë abuzimi më i rëndë dhe degradimi i pa përmirësueshëm i pjesës më të madhe të qytetit të Prishtinës me rrethinë, ose vet prokuroret e intimiduar e te inkriminuar duhet të përgatiten të ulen në bankën e të akuzuarve si bashkëpunëtor të krimit të organizuar, për marrjen e dënimit të merituar.

Madje hezitimi i mëtejmë i PSRK-së që mbi bazën e shume kallëzimeve penale të ushtruara nga qytetaret dhe bizneset, si dhe dyshimeve te bazuara për korrupsion e krim te organizuar, duhet të veprojë shpejt dhe fajtorët e dyshuar , definitivisht duhet t’i dërgojë prapa grilave , nga zyrat e tyre te gjetanishme drejt në Paraburgim, qoftë edhe për arsye te mbrojtjes se HETIMEVE të plota nga mundesia per prishjen e tyre me para te krimit dhe t’i vë ata para një përgjegjësie të rëndë ligjore, dhe pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, këtë përgjegjësi në një mënyrë apo tjetër gjithsesi do t’a paguajne shtrenjtë dhe ndoshta me një çmim tejet të rëndë, por plotësisht të merituar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".