Hapi i parë pas përfundimit të zgjedhjeve, rruga deri te zgjedhja e Presidentit të Republikës nuk shkon pa partner koalicioni
Muhamet Kelmendi
Shkruan: Muhamet Kelmendi
Në pamundësi që të bëhen 81 deputet në dy votimet e para për President, shkohet në votimin e tretë. Në këtë votimin të tretë dalin dy kandidatët që kanë marr shumicën e votave në dy votimet e para. Me votim të tretë zgjidhet Presidenti/ja që ka marr shumicën e votave të të gjithë deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Me sanksionimin kushtetues: "të të gjithë deputetëve", dmth, që deputetët e partive politike të mbesin në sallë gjatë votimit dhe kandidati të ketë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit për tu ndalur Presidenti/ja.
Pikërisht këtu është e mundur, që partitë politike ta bllokojnë zgjedhjen, sepse nuk ka koalicion, duke e lëshuar seancën e Kuvendit. Në këtë rast edhe pse nuk kërkohen 2/3 e votave të të gjithë deputetëve nuk zgjidhet Presidenti/ja. Pa marrëveshje përsëri bllokohet zgjedhja e Presidentit/se në Kuvendin e Kosovës. Andaj i duhet VV-së së paku një parti koalicioniste. Shih: neni 86 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".