Tash është koha të ecim përpara, Kosova duhet ta thyej murin e izolimit

Tash është koha të ecim përpara, Kosova duhet ta thyej murin e izolimit
Tash është koha të ecim përpara, Kosova duhet ta thyej murin e izolimit

Arsim Haziri

  • 15 February 2021 - 13:17

Shkruan: Arsim Haziri

Kosova duhet të dalë prej izolimit dhe të orientohet drejt dinjitetit dhe mirëqenies socio-ekonomike, ky do duhet të ishte edhe objektivi që gjithsecili qytetari ta kishte, në mënyrë që klientelizmi dhe individualiteti, të marrin fund, dhe të përqafohet vlera, që mundëson barazi dhe liri të pa cunguar Krejt për ndryshimet pozitive, dhe krejt qeverisja të ketë për objektiv çlirimin e institucioneve.

-Konsideroj se kjo votë e 14 shkurtit do përbëj një epokë tjetër, e cila do dallon radikalisht nga epoka e cila e ka minuar çdo sferë të jetës, mirëpo këtu assesi nuk e abstrahoj edhe rolin që mund ta kenë partitë tjera, të cilat gjithnjë kanë koordinim të thellë, eleminimin e logjikës e cila presupozon fuqizimin e shtetit ligjor.

Uroj që qytetarët të vendosin drejt dhe me votën e tyre t'i ndëshkojnë të korruptuarit, ata që në vazhdimësi e kanë dhunuar sferë publike, kjo do të ishte bazike sikur të dënohej, në mënyrë që qytetari përfundimisht frymë lirshëm.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".