Çka është mjaft, mjaft, hajnat politik të pas luftës nuk kanë vend në pushtet

Çka është mjaft, mjaft, hajnat politik të pas luftës nuk kanë vend në pushtet
Çka është mjaft, mjaft, hajnat politik të pas luftës nuk kanë vend në pushtet

Faik Krasniqi

  • 15 February 2021 - 17:38

Shkruan: Faik Krasniqi

Në këtë mënyrë në masë të madhe do të frenohej edhe largimi masiv i qytetarëve të Kosovës drejt perëndimit. Në të kundërtën ikja e qytetarëve, e sidomos e të rinjve do të jetë e pashmangshme. Me zhvillim ekonomik, VETTING-un, investimet në shëndetësi dhe arsim, do t‘ua pamundësonte ardhjen në pushtet hajnave politik të pasluftës!

Fati i kësaj Qeverie, e cila pritet të formohet pas zgjedhjeve të 14 shkurtit varet nga disa faktorë. Të dielën kanë përfunduar zgjedhjet dhe nëse LVV fiton 61 deputetë, atëherë partitë tjera nuk kanë gjasa që të bëhen bashkë për ta rrezuar. Por nëse fiton më pak se 60 deputete, atëherë është e rrezikuar nga partitë e krimit dhe të pazareve politike, që të bëhen të gjithë bashkë për ta rrëzuar dhe krijuar një Qeveri të pakicës. Në teori çdo gjë është e mundur dhe jo e papritur prej tyre. Faktori tjetër është qeverisja. Me gjithë këto probleme që ka Kosova të krijuara nga këta që na kanë qeverisur për më shumë se dy dekada, nuk mjafton vetëm të punosh mirë për t‘i vënë gjërat në binarë, por duhet të punohet shumë dhe shumë mirë. Kosova sado që është e vogël ka probleme shumë të mëdha. Ekonomia është primare. Ajo rregullon çdo gjë. Albin Kurtin si kryeministër të ardhshëm do e këshilloja. Nëse dëshiron të kesh sukses të dukshëm në qeverisje bëje këtë gjë: Qysh në start themeloje fondin për investime (Bankën Zhvillimore), ku përmes asaj banke të gjitha bizneset start-up do të mundë të merrnin kredi të buta. Po ashtu edhe bizneset ekzistuese të mesme dhe të vogla, që do të dëshironin të rrisnin kapacitetin e tyre. Ky fond do të ishte katalizator i zhvillimit ekonomik dhe hapjes së vendeve të reja të punës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".