Pse liderët politik i ndërsyen klientelën e vetë dhe disa familjar, për të vrapuar pas votës sikur të ishin zagar

Dardan Grapci

  • 16 February 2021 - 13:05

Shkruan: Dardan Grapci

Familjaret e ngushtë, shoqëria e kandidateve në këtë fushate kanë vrapuar pas këtyre kandidatëve sikur zagari pas lepurit, sikur maçorri kur vrapon pas maces, kurse këta kanë vrapuar pas kandidatëve për t’ju siguruar një punë qoftë me diplomë apo pa diplomë, për ta siguruar një pozite diku në ndonjë institucion edhe në qoftë se nuk kanë lidhje me atë profesion. Lidhjet e forta klienteliste e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje ku është sot, sepse ligji nuk po zbatohet, korrupsioni po përhapet gjithandej etj, prandaj kjo është krejt një gabim i së kaluarës sonë, kështu që kjo fushatë do të mbahet në mend për shumë kohë, kurse këto skandale nëse nuk ndalen, do të na përcjellin me vite, derisa dikush me të vërtetë do ta gjej një mënyrë adekuate për ta luftuar mënyrën perfide të mashtrimit.

-Iku edhe një fushatë zgjedhore në garën për pushtet, që ishte një ndër fushatat më të komplikuara se sa herave të tjera, sepse tensionet mes partive politike ishin më të theksuara dhe rrezikuar se kurrë më parë. Pse them të komplikuar e të tensionuar? E them sepse lufta mes partive politike nuk është bërë për të plasuar programe bindëse për qytetarin. Alternativa më të mira qeverisëse, por për ta zgjuar elektoratin e vetë të fjetur secili subjekt politik, për ta ndërsyer klientelën e vetë të ngushtë që ta zgjeron rrethin dhe të blej vota sa më shumë për ta ri kapur shtetin, Partitë politike akoma nuk janë të profilizuara dhe nuk kanë program që ti bëjnë konkurrencë njëjta tjetrës por po merren me rivalitet personal mes liderëve.

Edhe në këtë fushatë nuk kanë lënë asgjë pa përmendur kandidatët nëpër agjendat e fushatës fushata, duke ia filluar akuzave ndaj rivalit për lidhje me krimin, nga bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, sigurimin e vaksinave anti-covid, punësimin, luftimin e korrupsionit, luftimin e krimit të organizuar etj. Ku e gjithë kjo përveç mbulesë e përkohshme për ta harruar rrezikun e pandemisë nuk ishte asgjë tjetër e re. Të gjitha këto artikulime politike në fushatë ishin shpërfaqje e mungesës së programeve të detajuara profesionale për të treguar si qeveriset vendi, ishin një ripërtëritje e premtimeve nga vitet e kaluara.

Familjaret e ngushtë, shoqëria e kandidateve në këtë fushate kanë vrapuar pas këtyre kandidatëve sikur zagari pas lepurit, sikur maçorri kur vrapon pas maces, kurse këta kanë vrapuar pas kandidatëve për t’ju siguruar një punë qoftë me diplomë apo pa diplomë, për ta siguruar një pozite diku në ndonjë institucion edhe në qoftë se nuk kanë lidhje me atë profesion. Lidhjet e forta klienteliste e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje ku është sot, sepse ligji nuk po zbatohet, korrupsioni po përhapet gjithandej etj, prandaj kjo është krejt një gabim i së kaluarës sonë, kështu që kjo fushatë do të mbahet në mend për shumë kohë, kurse këto skandale nëse nuk ndalen, do të na përcjellin me vite, derisa dikush me të vërtetë do ta gjej një mënyrë adekuate për ta luftuar mënyrën perfide të mashtrimit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".