Shqiptarët zgjodhën dhe vetëvendosen për “VETËVENDOSJEN”,  Albin Kurtin  dhe  Vjosa Osmanin

Shqiptarët zgjodhën dhe vetëvendosen për “VETËVENDOSJEN”,  Albin Kurtin  dhe  Vjosa Osmanin
Shqiptarët zgjodhën dhe vetëvendosen për “VETËVENDOSJEN”,  Albin Kurtin  dhe  Vjosa Osmanin

Skender Kapiti

  • 16 February 2021 - 13:13

Shkruan:  Skënder Sadri KAPITI

Vetëvendosje do të thotë të jesh vetevetja dhe të marrësh vendime vetë. Kështu vetëvendosi edhe verdikti popullor , referendumi i 14 Shkurtit 2021 në Kosovë, ku populli zgjodhi me votim të lirë dhe demokratik dhe qeverisjen ia besoi VETËVENDOSJES,  Lëvizjes së drejtuar nga Albin KURTI.

Pra populli i Kosovës vendosi, zgjodhi dhe ia besoi qeverisjen dhe pushtetin VETEVENDOSJES, Albin Kurtit dhe  Vjosa Osmanit.

Shqiptarët e Kosovës morën vendimin demokratik dhe historik duke  vendosur  e vulosur  ndëshkimin dhe dënimin e politikës dhe të politikanëve të korrupsionit, tradhtive dhe të hajdutërisë.

Populli i Kosovës i bëri kështu VETING-un politikës kosovare.

Pra në Kosovë demokracinë si akt legjitim i vetëgjykimit, zgjedhjes  dhe  i  vetëvendosjes popullore populli i Kosovës ia ktheu vetes së tij demokracinë, ligjin , drejtësinë, shtetin dhe republikën të cilat ia kishte rrëmbyer jolegjitimiteti dhe korrupsioni e aventurizmi i politikës së vjetër.

Pra populli i Kosovës ndëshkoi establishmentin e vjetër politik, korrupsionin dhe të gjitha të këqijat sociale, politike, demokratike, korruptive dhe të hajdutësrisë që i ka mbartur politika e vjetër.

Urime LVV, urime Albin dhe Vjosa

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".