Ja si e pata parashikuar degradimin dhe rënien e LDK-së dhe Isa Mustafës & Co                                                               

Ja si e pata parashikuar degradimin dhe rënien e LDK-së dhe Isa Mustafës & Co                                                               
Ja si e pata parashikuar degradimin dhe rënien e LDK-së dhe Isa Mustafës & Co                                                               

Skender Kapiti

  • 17 February 2021 - 09:23

Shkruan:  Skënder Sadri KAPITI

Humbjen dhe degradimin katastrofik të LDK-së së Isa Mustafës dhe të kompanisë së kryesisë rreth tij e pata parashikuar që me 20 Gusht 2020 në një shkrim me titull:  

“LDK - organizatë politikisht amorfe”

Me degradimin gjithnje e më tepër  të LDK-së spektri politik kosovar ka pësuar një goditje të rëndë, pasi aktualisht Kosovës i mungon alternativa politike e djathtë, dhe sidomos këtë e vulosi  shkarkimi i znj. Vjosa Osmani nga postet e larta drejtuese të LDK-së.

Unë edhe më parë pata paralajmëruar se për Vjosa Osmanin nuk ka vënd në LDK nëse asaj nuk do ti besohej drejtimi i LDK-së , e cila do ta bënte reformimin e saj , clirimin e demokracisë së brëndshme të saj , dekorruptimin dhe VETING-un e strukturave të saj të kapura nga klane me lidhje korrupsioni, nepotizmi e servilizmi, ose duhet të lindëte një lëvizje e re politike , një LDK-e Re Reformatore.   Në një kohë kur e gjith bota ishte përqëndruar për ta sfiduar pandeminë e koronavirusit, Lidhja Demokratike e Kosovës “hyri” në histori për të dalë  perfundimisht me turp të madh prej saj me mocionin e mosbesimit që në bashkëveprim me opozitën rrëzuan qeverinë legjitime të Kosovës me një komplot parlamentar, gjë e cila  ia ka hipotekuar  LDK-se marrinë dhe turpin e madh politik që cuditi edhe Europën.

LDK-ja me kryetarin aktual Isa Mustafa nuk ka asgjë, nuk ka as  parime, as  ideologji dhe as  vizion politik, demokratik dhe as kombëtar, asgjë si trashëgimi të vyer prej saj.

Tani nuk e di se çfarë presin antarsia e LDK-së dhe pjesa e shëndetshme dhe e painfektuar nga trashëgimia komunisto-titiste dhe nga korrupsioni,hajnija e krimi politik.

Ata duhet të reagojnë dhe ta denoncojnë tradhtinë që atyre u është bërë nga lidershipi i LDK-së.

Ata duhet ta mbështesin Vjosa Osmanin pasi ajo u qëndroi besnik atyre dhe votuesve të saj dhe të LDK-së. Por mos reagimi i tyre është plotësisht i justifikueshëm pasi nuk është momenti i duhur pasi njërëzit janë të kërcënuar nga rreziku i pandemisë, dhe antarësia e LDK-së nuk është si kryesia e saj dhe as si deputetët e saj të cilët gjetën kohën më të papërshtatshme dhe shumë kritike e kërcënuese, por që paturpësia e tyre kaloi çdo limit duke kërkuar rrëzimin e qeverisë, ku edhe vetë LDK ishte pjesë e saj.

LDK tashmë politikisht ka përfunduar në një organizatë politikisht amorfe, pa substancë dhe pa trajtë politike. Me Mustafën tani kemi një LDK tjetër me një lider “pas historik”, i cili e ka ndaluar dhe e ka këputur vazhdimësinë  demokratike të LDK-së nëse ka pasur ndonjëherë, dhe e ka  çuar  LDK-në  drejt dështimit dhe falimentimit.

LDK-ja e sotme  përfundimisht është konsumuar nga korrupsioni e servilizmi, dhe është larguar dhe shkëputur krejtësisht nga rugovizmi, nga populli, patriotizmi  dhe nga demokracia.

LDK-ja si organizatë tashmë jopolitike dhe as demokratike e kapur nga një grup i ngushtë interesash që kanë spekuluar dikur me Rugovën, pastaj në qeverisje me AAK-në, më pas me PDK-në përfundimisht është shtrirë për tokë e nënshtruar dhe si  vemje politike. LDK është tani vetëm një organizatë  inerciale  politikisht amorfe, pasi politika e saj nuk ka trajtë.

Politika e LDK-së me lidershipin dhe klanin e tij përshtateten  deri në nënshtrim e servilizëm, e cila si amorfe që është tjetër gjë thotë e premton dhe krejtësisht të kundërtën bën duke u sjellur si “butak” politik pa vision e pa parime.

Partia pa parime ose me parime e premtime sa për të gënjyer e mashtruar është parti amorfe.

Kjo gjëndje është në LDK sepse ajo është  kapur nga  frikacakë e të lehtëbindshëm, është kapur nga nështrues servile dhe të korruptuarish dhe sidomos nga mashtrues e matrapazë publik.

Me kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre u duk se ajo ishte shpresa për një rilindje e ringritje të LDK-së, por këtë fakt kasta vjetër uzurpatore e LDK-së e paska pasur në prapaskenë si qëllim djallëzor vetëm për ta shfrytëzuar Vjosën  për vota dhe për nteresa personale politike e pushteti, përfitimi e korrupsioni.

LDK është  kapur nga një klan-grupal interesi dhe në pamundësi reformimi dhe demokratizimi të brëndshëm, duhet që nga brënda saj, nga elementët më të aftë dhe potentë si dhe nga ata të cilët i kanë përjashtuar dhe që janë vetëlarguar qoftë nga presioni apo zhgënjimi, prej tyre dhe prej të rinjve duhet një ndërmarrje për largimin e uzurpatorëve të LDK-së.

Kjo ëshë një  gjë shumë e vështirë pasi  këtë e vertetoi edhe votimi unik betuar e  rrethbashkuar pranë kryetarit “pas-historik” Isa Mustafa, të cilët votuan   mocionin ldk-ist që rrëzoi qeverinë Kurti dhe vetë LDK-në.

Nga LDK-ja priteshin ato për çfarë ajo u premtoi votuesve.

Ndër më kryesorer që LDK-ja premtonte gjatë fushatës dhe sidomos znj. Vjosa Osmani ishte ndëshkimi i korrupsionit, VETING-u, lufta kundër krimit dhe pritej edhe shkarkimi i Thaçit. Por LDK-ja veproi krejtësisht të kundërtën. Ajo aq amorale politikisht u tregua sa që edhe e rrëzoi veten e saj për interesat e një grupi individësh e matrapazësh.Deri këtu arriti papëgjegjshmëria dhe dolën zbuluar gënjeshtrat dhe mashtrimet e saj gjatë fushatës elektorale.

LDK-ja tregoi se ajo si vizion e praktikë politike prodhon vetëm akuza e shpifje, prodhon korrupsion dhe sidomos servilizëm.

Patriotizmin dhe proamerikanizmin LDK i ka sa për  fasadë dhe maskë me të cilat gjithnjë ka spekuluar dhe justifikuar paaftësinë dhe mosguximin për të marrë përsipër përgjegjsi e detyra por vetëm sa gjithmonë LDK-istët ish-titistë të  lidershipit klano-grupal aktual kanë shfrytëzuar servilizmin e vet dhe kanë  përfituar  si sahanlëpirës i të tjerëve për ndonjë përfitim korruptiv dhe  poste e detyra administrate për vete dhe për të afërmit e familiarët e tyre.

Ky është historiku i LDK-së së kryetarit pas-historik Isa Muastafa me kompani.

Por ajo e cila merr vlerësimin dhe respektin qytetar është Vjosa Osmani dhe ata shumë të paktët nga LDK-ja që nuk votuan pro mocionit puçist të LDK-së.

Pra Vjosa mbajti premtimin e saj para elektoratit, dhe as nuk e braktisi dhe as nuk e tradhëtoi atë, dhe se mençuria e votuesve me të drejtë i kishte dhene  asaj numrin më të madh të votave.

LDK-ja moralisht dhe ligjërisht duhej të motivohej për kërkesë për shkarkimin e Thaçit dhe jo të qeverisë Kurti dhe të vetes së saj.Isa Mustafa me kompani sakrifikoi LDK-në  dhe votuesit e saj për të mbrojtur Presidentin Thaçi dhe korrupsionin.

Kurrë ndonjëhere LDK-ja nuk ka zhgënjyer kaq shumë, dhe me siguri që për këtë do ta paguaj një kosto shumë të shtrenjtë, deri në përfundimin si një parti politike e skartuar në parti minorance e papërfillshme poqese drejtimin e LDK-së nuk e marrin reformatoret dhe Vjosa Osmani .

LDK-ja e Isa Mustafës dhe kompania rreth tij e zgjodhi atehere kur kryeministër ishte ky farë Mustafa presidentin Thaçi, por që edhe tani bashkëpunoi, komplotoi  dhe e mbrojti  me fanatizem hipokrizie e djallezie duke u bërë bashkë për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Prandaj me këto sjellje e veprime politike tradhtie dhe jashtpritshmërisë së elektoratit që e votoi LDK-në, dhe madje në kundërshti dhe si mohim i vullnetit të antarësisë se LDK-së, ajo kështu dhe me këta që ka në krye po shkon drejt agonisë apo rënies politike akoma më thellë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".