Dinamika e re politike në krye më Albin Kurtin

Dinamika e re politike në krye më Albin Kurtin
Dinamika e re politike në krye më Albin Kurtin

Skender Mulliqi

  • 18 February 2021 - 09:17

Shkruan:  Skënder MULLIQI

Fitorja bindëse e Albin Kurtit në njerën anë së bashku më fitorën e Vjollca Osmanit në anën tjetër, përballë PDK, LDK dhe AAK , ishte lajmi më i mirë për popullin e Kosovës, pas shumë vitësh .Natyrisht së kjo fitore nuk është pritur mirë nga Beogradi zyrtar. Nuk është pritur mirë pse dialogu do të jetë krejtë më ndryshe, nuk do te behet sipas axhendave të shovinitet serb, Aleksandar Vuqiq.

Dialogu siq e ka thënë edhe kryeministri I ri , Albin Kurti, nuk do do të jëtë prioritet i organëve të reja shtetërore te Kosoves.”Dialogu më Serbine është në vendin e gjashtë apo të shtat”, kishte deklaruar Kurti, e që dialogu nuk do të zhvillohet pa njohje reciproke.

Dialogu në Bruksel dhe në Uashington do te zhvillohet pa lëshimet e deritashme karshi palës serbe.Nuk do të diskutohet per “Zajednicën” më kompetnca ekzekutive , që do të ishte një tjetër “Republika Serpska” mbrenda Kosovës.Sigurisht së Kosova më ardhjën në pushtet të forcave përparimtare do të këtë pozicione shumë më të favorshme se deri me tash, edhe për faktin së në krye të Amerikës, ka ardhur demokrati, Joe Bajden. Ofensiva diplomatike e Kosovës do të jetë ne qendër të vëmendjes, për ta mbrojtur sovranitetin dhe integeritetin territorial .

Një poen shumë I rëndësishem në këtë drejtim, ishte edhe pranimi I pavarësisë nga ana e Izraelit, si rrjedhojë e Marveshjës së Uashingtonit. Në rritjën e atmosferës së mirë politike pos fitorës madheshtore, pa dyshim së ka ndikuar edhe fitorja e Joe Bajdenit.Shqiptarëve ju janë shtuar shpresat për integrime evropiane , ju janë shtuar shpresat edhe për inkuadrim në KB.

Sikurse që janë shtuar shpresat që Amerika më të gjitha kapacitetet do të jetë shumë e pranishme në rajonin e Ballkanit, për dallim nga ish administrata e Trampit. Këto shpresa tona kan bazë reale. Në Kosovë siq dihet ishin këto zgjedhjet e pesta të jashtëzakonshme nacionale , e të cilat pas një kohë të gjatë sollën një vetëdijësim të lartë të popullatës , që më kurrë mos të votohet bllanko.

Kësaj radhe fitojë alternativa e mirë politike përballë fiorcave të demoduara dhe reakcionare politike , të cilat vendin e sollën në pozitë të pa mirë politike dhe në pozitë shumë të dobët të rrjedhave ekonomike e sociale. Këto zgjedhje më të drejtë shpresojmë së do të hapin horizonte të reja për Kosovën dhe të ardhmën e saj. Do të sjellin një dinamike të re politike që nuk e kishim .Kjo dinamikë politike besojmë së qysh në start do të japë frytet e para, në krye më kryeministrin, Albin Kurti…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".