Albin Kurti në përpjekje për krijimin e Qeverisë së re, ja cilat parti politike i detyrohen për bashkëqeverisje funksionale me tejkalim të krizës presidenciale

Muhamet Kelmendi

  • 18 February 2021 - 18:39

Shkruan: Muhamet Kelmendi

VETËVENDOSJES i duhet pa tjetër një koalicion për të arritur 2/3 e deputetëve në Kuvend për të zgjedhur Presidentin/ne me shumicë të votave të të gjithë deputetëve të Kuvendi. Kemi kështu një gjendje që kërkon nga VV-ja të behet analiza dhe të gjej partinë për koalicion.

Rezultatet aktuale të ndala nga zgjedhjet e 14 shkurtit tregojnë se kemi një gjendje shumë domethënëse dhe të suksesshme në këto zgjedhje. Megjithatë ka vështirësi të dukshme në drejtim të ndërtimit të pushtetit në Republikën e Kosovës. Nuk ka vështirësi as për Qeveri dhe as për kryetar të Kuvendit të Kosovës për zgjedhje. VV i ka votat me pakicat. Me pakicat kombëtare në Kosovë i ka 61 deputet për ta zgjedhur Qeverinë dhe Kryetarin e Kuvendit. Çështja paraqitet serioze kryesisht në zgjedhjen Presidentit a Presidentes. Zgjedhja këtu bëhet sipas nenit 86 me 2/3 e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Në dy votimet e para kërkohen 2/3e deputetëve të Kuvendit. Nëse këtu nuk zgjidhet Presidenti/ja me 2/3 shkohet në votimin e tretë në Kuvend.

Në votimin e tretë lypset që Presidenti/ja të zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve. Këtu lypset shumica e votave. Por edhe këtu lypset që deputetët të mbesin në sallë. Nëse ata e lëshojnë seancën dhe seanca nuk i ka se paku 80 deputet prezent, zgjedhja bëhet e pamundshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".