Qeveria Kurti do të kthej besimin e humbur të qytetarëve në institucione!  

Qeveria Kurti do të kthej besimin e humbur të qytetarëve në institucione!  
Qeveria Kurti do të kthej besimin e humbur të qytetarëve në institucione!  

Skender Mulliqi

  • 19 February 2021 - 09:43

Shkruan:  Skënder MULLIQI 

 Në Kosovë më vite të tëra kemi pakënaqësi të mëdha të qytetarëve nga problemet e grumbulluara të natyrës politike dhe të natyrës zhvillimore. Brengosëse  për shtetin e ri ishin rritja e krimit të organizuar, korrupsionit , klintelizmit , nepotizmit…Problem në vete janë edhe  niveli i ulët I pagave në dy sektorët , atë shtetëror dhe në sektorin privat.  Tjetër.

Po ashtu kemi nivel të lartë të pa punësisë të të rinjve  tanë, të cilët po largohen nga Kosova. Gjatë këtyre viteve kishim shtangim të proceseve të zhvillimit ekonomik dhe mos investime të jashtme, pa të cilat zor është të dilet nga kriza e përgjithshme  .

Nga politika e jashtme e Kosovës ende nuk kanë përfunduar bisedimet më Serbinë për normalizim të marrëdhënieve siç po quhen. Rezultatet zgjedhore kanë treguar së shteti më i ri në Evropë ,  më organet e reja do të  nisët fuqishëm në rrugën e demokratizimit , në rrugën e proceseve te reja zhvillimore.

Me fitoren e forcave përparimtare  do të këputën lidhjet e forta të rrjeteve kriminale keqbërëse , të cilët Kosovën e prunë në shkallën më të ulët,  gati edhe në shpërbërje. Me në fund ka ardhur në krye një person karizamtik, Albin Kurti një njeri I pa korruptuar , premtues për kthimin e besimit të humbur të qytetarëve të Kosovës në pushtetet mashtruese të pas luftës.

Sllogani politike gjatë fushatës i LVV “Krejt dhe Drejtë” është slogan për shtetin e të së drejtës , për një shtet të prosperuar , që fuqishëm do të lufton krimin dhe  korrupsionin. Do të kemi zhvillim të hovshëm ekonomik të vendit sepse për një gjë të tillë ekzistojnë të gjitha predispozitat.  

Me LVV populli i Kosovës më në fund do të marr fatin në duar të veta.  Ky është program edhe I përgjegjësive politike të munguara shumë deri më tash, për secilin aktor politikë.  Ky dyfishim i votave madje edhe më shumë ,   është obligim edhe më shumë për  Qeverinë e re Kurti .Do të ndërtohet një strukturë politike  nga njerëzit ambicioz dhe profesional, të cilët do të punojnë ndershmërisht për shtet dhe qytetarë të Kosovës. 

 Do të luftohet gjithashtu më ngulm për shtetin e të drejtës së përgjithshme , jo të drejtës  selektive.  Në fund të këtij shkrimi të shkurtër në listën e gjatë të prioriteteve, është edhe vazhdimi i dialogut më Serbinë , një temë kjo jo e lehtë .Qeveria e re , do të futët në dialog për të parën herë , për të mos bërë kompromise në dëm të Kosovës, e në dobi të Serbisë. 

 Mjaftë i janë bërë lëshime palës serbe madje aty ku prekët edhe statusi politik i Kosovës. Natyrisht së ky dialog do të bëhet në partneritet më Brukselin dhe Uashingtonin , të cilët duket së kësaj radhe do të shtojnë trysnin ndaj palës serbe për të pranuar shtetin e Kosovës. Koha është të kemi shtet demokratik , funksional e shtet ligjor , siç janë shtetet evropiane. Rrugëtimi i ri sigurisht së nuk është i lehtë dhe pa sfida të mëdha, por jo edhe të pa kalueshme

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".