Votat e qytetarëve po e rikthejnë shpresën dhe optimizmin në ndërtimin e institucioneve të shtetit

Votat e qytetarëve po e rikthejnë shpresën dhe optimizmin në ndërtimin e institucioneve të shtetit
Votat e qytetarëve po e rikthejnë shpresën dhe optimizmin në ndërtimin e institucioneve të shtetit

Ismail Muçiqi

  • 20 February 2021 - 09:13

Shkruan: Ismail Muciqi

Në historinë e re të Kosovës si Shtet i Pavarur dhe Demokratikë, nuk ka ndodh asnjëherë që një parti politike të arrij rezultat shume të lartë në zgjedhjet nacionale. Lëvizja Vetëvendosje bashkë me koalicionin e Vjosa Osmanit treguan shembullin më të mirë të bashkimit dhe unitetin të forcave të reja politike, dhe të  aktivizimit qytetarë.

Kjo që ndodhi kësaj radhe është meritë e qytetareve të Kosovës  e të gjitha moshave të cilët më angazhimin dhe vedisimin e tyre arritën të fitojnë përqindjen më të lartë të votuesve. Ky mobilizim gjithandej Kosovës e sidomos organizimi i mërgatës në botën e jashtme i dha impulse, shpresë dhe dinamikë fushatës zgjedhore dhe përcaktimit për ta votuar subjektin politikë Vetëvendosjen e cila është shpresa e fundit që ta bëjë ndryshimin.

Qytetarët e Kosovës përmes mobilizimit dhe votës dëshmuan se janë kundër politikës së vjetër dhe qeverisjeve të dështuara të cilat e sollën vendin buzë gërmizës. Këto zgjedhje dëshmuan se qytetarët e Kosovës më nuk u besojnë klaneve dhe grupeve mafioze të partive politike të cilat ishin të lidhura mes veti për interesat personale dhe grupore materialofinanciare duke i mbrojtur me çdo kusht pozitat në parti dhe në institucionet e shtetit.

Këto zgjedhje ishin sinjal i qartë për Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila pas vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova e humbi orientimin e filozofisë Rugovjane. Në këtë parti vite me radhë u barikaduan grupet e interesit të përbëra nga individ të caktuar të cilët këtë parti e shëndërruan në organizat politike e cila më shumë i përngjante ish komitetit krahinor të lidhjes së komunistëve të Kosovës.

Partia demokratike e Kosovës nuk arriti të marrë vota më shumë mu përshkak të qëndrimit të gjatë në pushtet. Është përgjegjëse për shumë dështime të cilat i kanë ndodhë vendit. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Hardinaj më shumë i përngjanë një grupi politikë i përberë nga familjarët dhe farefisi sesa që i përngjan ndonjë subjekti normalë të organizimit demokratikë. Kësaj radhe populli u tregoj vendin duke i largua nga skena Parlamentare, Nismën Social Demokrate të Fatmir Limës dhe AKR-në e Bexhet Pacollit e cila ishte patericë e koalicioneve të dështuara në skenën politike të Kosovës.

Tani këto ditë qytetarët janë në pritje me shpresë dhe besim që më në funde të konstituhohet Parlamenti i Kosovës, me deputet të ri të cilët shpresojmë se do jenë të përgjegjshëm për punën që kryejnë. Shpresojmë se deputetet do të jenë të vedishëm për ndërtimin e institucioneve të shtetit. Bojkotimi i punës, hilet dhe opstrukcionet në Parlamentin e Kosovës më nuk duhet të ndodhin dhe të tolerohen pa u sanksionua.

Kjo do të shifet së pari me rastin e zgjedhjes së Presidentit të vendit. Kushdo qoftë që shkakton përqarje dhe pengesa për tu zgjedhur Presidenti, do ti mbetet njollë e zezë në historinë e re të Kosovës. Qytetaret votuan për unitet dhe përgjegjësi për shtetin e Kosovës i cili gjendet në udhëkryq përshkak të rrethanave të ndryshme qoftë të organizimit të brendshëm dhe të rrethanave tjera gjeopolitike dhe strategjike të faktorve ndërkombëtar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".