Profesori i njohur ka ca fjalë për zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, z. DRITAN ABAZOVIÇ!

Profesori i njohur ka ca fjalë për zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, z. DRITAN ABAZOVIÇ!
Profesori i njohur ka ca fjalë për zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, z. DRITAN ABAZOVIÇ!

Muhamet Kelmendi

  • 20 February 2021 - 09:21

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Letër drejtuar zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, z. DRITAN ABAZOVIÇIT!

Nuk po muj pa të shkruar z. Dritan! Është gjë e njohur në politikë, pavarësisht ideologjisë, që cështja nacionale të zgjidhet për të patur bashkim qytetar dhe suksese në ndërtimin e shtetit ligjor dhe demokratik.
Ky bashkim kurrë nuk realizohet në shtete të pabarabarta dhe ku sundon dyshkalleshmëria në baza nacionale apo fetare, deri edhe krahinore.

Këtu duhet intervenuar për të mundur të ketë shtet qytetar dhe demokratik të barabartë për të gjithë.
Nëse këtë barazi nacionale dhe fetare nuk e ke të realizuar del se cdo gjë tjetër gradualisht bije si fluske e sapunit. Pra, nuk ke as barazi shoqërore të qytetarëve.
Mali i Zi është shumë larg kësaj. Kjo sepse edhe në politikën tashmë nuk ka iniciative për të bërë barazinë nacionale dhe fetare, barazinë e qytetarëve të besimeve dhe të kombeve të ndryshme.

Këto dy ceshtje shkojnë së bashku, sikundër edhe barazia në fushën e kulturës, të arsimit dhe të gjuhës. Natyrisht se barazi duhet të ketë edhe në punësim. Kudo...!

Po në Mal të Zi ku janë këto?

Larg z.Dritan!

Kjo kërkon angazhimin tuaj dhe të forcave progresive e demokratike...!
Këto duhet të realizohen për cdo komb dhe bashkësi fetare.

Qytetarizmi ndërtohet vetëm kur qytetarët janë të lirë, të barabartë dhe ku sundon demokracia liberale.

Këtë duhet bërë në Mal të Zi.

Përndryshe do të pëson rëndë!!!???

Respekt

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".