Përveç sundimit të ligjit, Kosovës i duhen urgjent investime në ekonomi dhe shëndetësi!

Përveç sundimit të ligjit, Kosovës i duhen urgjent investime në ekonomi dhe shëndetësi!
Përveç sundimit të ligjit, Kosovës i duhen urgjent investime në ekonomi dhe shëndetësi!

Faik Krasniqi

  • 21 February 2021 - 07:44

Shkruan: Faik Krasniqi

Me sundimin e ligjit vijnë pas një kohe edhe investorët serioze nga jashtë, por mund të jetë vonë nëse ne nuk fillojmë investime në ekonomi nga brenda. Nuk shoh alternativë tjetër. Duhet lëvizur në ekonomi, përndryshe ikja e popullatës drejt perëndimit do të jetë e pashmangshme. Shëndetësia prioritet mbi prioritetet, fillimi i vaksinimit të popullatës dhe investime të prekshme në spitale!

Nga buxheti i Kosovës çdo vit ndahen disa qindra miliona euro për autostrada. Ndërtimit të autostradave duhet t'u thuhet stop, sepse vendit i duhet zhvillim ekonomik. Me zhvillim ekonomik edhe bëhet një njëfarë mase parandalimi i ikjes së njerëzve drejt perëndimit. Të gjitha janë të rëndësishme ekonomia, shëndetësia, drejtësia dhe arsimi. Nuk mundë të thuhet që prioritet e kam këtë dhe fokusi im është vetëm në këtë sektor. Prandaj janë ministritë që merren me sektorin e caktuar, dhe nuk duhet të jetë pretekst që të lihet anash njëra apo tjetra. Çfarë duhet të bej qeveria në fillimin e saj të punës? Procedimin e themelimit të Bankës Zhvillimore(ose fondi për zhvillim ekonomik). Themelimi i kësaj Banke/fondi është i një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik të vendit. Bankat komerciale në Kosovë më shumë kanë rolin e fajdexhinjve, se sa të zhvillimit ekonomik. Në këto banka më lehtë merre kredi për blerjen e një veture ose për të bërë pushime, se sa për të hapur një biznes. Për bizneset start-up as që vjen në shprehje të marrin kredi në këto banka. Banka zhvillimore do t'ua mundësonte të gjitha bizneseve start-up marrjen e kredisë, sidomos në fushën e turizmit, teknologjisë inovative, bujqësisë, blegtorisë dhe prodhimit. Por edhe atyre ekzistuese që kanë për qëllim rritjen e kapacitetit/zgjerimit. Këtu e shoh zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".