Vjosa Osmani me kompetencë të plotë kushtetuese të presidentes, dekreton konstituimin e Kuvendit dhe mandatarin për formimin e qeverisë së re

Vjosa Osmani me kompetencë të plotë kushtetuese të presidentes, dekreton konstituimin e Kuvendit dhe mandatarin për formimin e qeverisë së re
Vjosa Osmani me kompetencë të plotë kushtetuese të presidentes, dekreton konstituimin e Kuvendit dhe mandatarin për formimin e qeverisë së re

Blerim Burjani

  • 21 February 2021 - 07:48

Shkruan: Blerim Burjani

Interpretimi i tillë, në favor të ushtrimit te kompetencave të plota, vjen në mënyrë shumë logjike dhe të arsyeshme pasi që shteti nuk mundë të bllokohet në mungesë të autoritetit fuqiplotë kushtetues, sikur që në raste të tilla tranzitore janë pozitat kalimtare të Presidentit, Kryeministrit dhe të Kryeparlamentarit, e që në mënyrë taksative nuk rregullohet një çështje kruciale siç është themelimi i institucioneve kur ato janë me ushtrues detyre. Andaj ushtruesja e detyrës së presidentit, apo Presidentes, në këtë rast e merr dhe ushtron përgjegjësinë e plotë për funksionimin e shtetit deri në zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Pra pa humbur kohë pas certifikimit të zgjedhjeve duhet të fillon procesi i themelimit të institucioneve sipas normave të përcaktuara me ligj dhe me Kushtetutë.

Ushtruesja e detyrës së presidentes është kompetente, deri në zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, për të ushtruar të gjitha kompetencat dhe përgjegjësit që i takon të parit të shtetit, sipas Kushtetutës. Në situatën në të cilën gjendet vendi, edhe pse me të gjitha funksionet e larta shtetërorë me ushtrues të detyrës, ajo është kompetente, pa asnjë kufizim për të dekretuar edhe mandatarin ri për formimin e qeverisë së re. Me kushtetutë nuk është e rregulluar ndryshe. Po që se rasti shkon në Gjykatë Kushtetuese përgjigje mundë të jetë ajo sipas së cilës do të thuhet se ushtruesja e detyrës së presidentit duhet ti ushtroj kompetencat deri në zgjedhjen e presidentit të ri. Pra bazuar në praktikën dhe nevojën e funksionimit stabil dhe normal të institucioneve të shtetit, me një interpretim logjik, interpretimi Gjykatës Kushtetuese, nëse iniciohet ngritja e çështjes së legjitimitetit lidhur me këtë temë, do të nxirret pikërisht ky përfundim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".