Pas humbjes me turp në listën e LDK-së çartet keq Behgjet Pacolli, kërkon shpëtim me rinumërim të manipuluar të votave qe nuk i ka!

Pas humbjes me turp në listën e LDK-së çartet keq Behgjet Pacolli, kërkon shpëtim me rinumërim të manipuluar të votave qe nuk i ka!

Gani Qarri

  • 21 February 2021 - 12:50

Shkruan: Gani Qarri

Tani më fati i tij u vulos nga vullneti i sovranit, kështu që, kjo do të jetë përpjekje e fundit e Pacollit, që po përjeton një përfundim të trishtë e zhgënjyes në karrierën e tij të gjatë në krimo-politikën vendore, dhe kurrë më, ai nuk do ta ketë rastin e ndikimit, që koordinonin kriminalisht me bashkeortakun e tij me kuislingun Hashim Thaçi dhe tash e tutje, pas pensionimit te tij politik, ai mund të shkojë vetëm në Hagë dhe t`i vajtojnë bashkë me Hashim Thaçit të gjitha të këqijat që i kanë kurdisur e bllokuar kunder bisneseve te ligjshme për shumë vite, dhe kunder popullit dhe shtetit të Kosovës, duke e dërguar deri në buzë të ndarjes dhe faljes së pjesëve më vitale, Serbisë shoviniste dhe okupatore gjenicidale!.

Vota e qytetarëve të vetëdijesuar të Kosovës, me 14 shkurt, ishte plebishit shembullor, për ndëshkimin final të mafio-politikanëve të kriminalizuar dhe tanime te urryer si Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Behgjet Pacolli & Co dhe partive të tyre te inkriminuara të udhëhequra prej tyre, goditje vdekjeprurëse ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar ne pergjithesi, si dhe një referendum gjithë popullor, për ndryshime në vend. Zgjedhjet e fundit dhe rezultatet befasuese që ato prodhuan, vërtetë sollën ndryshime të mëdha në Kosovë, si asnjëherë më parë në gjithë periudhën e pasluftës, por kjo nuk u pëlqeu secilit pjesëmarrës në procesin zgjedhor, duke mos i lënë të qetë, disa nga forcat e vjetra të dështuara si mbeturina qe kundermojne krimin dhe me mafio-ologarkët si pro rusin Behxhet Pacolli. Madje përderisa të dështuarit e LDK-së, mundohen tu ikin në çdo mënyrë kontakteve të drejtpërdrejta me njerëzit dhe mediat vendore, duke kërkuar vrimë ku të futen nga turpi i madh dhe sikleti i pafund i humbjes historike që pësuan, pasi humbën mbi 50% të elektoratit, mafi-oligarku i kriminalizuar Begjet Pacolli ka luksin që të kërkojë rinumërimin e votava, jo në ndonjë vendvotim të dyshimtë, por në gjithë vendin. Pacolli kërkon rinumërimin e tërësishëm të votave, me arsyetimin se kinse atij dhe grupimit të përhumbur minor që ai përfaqëson, u janë vjedhur votat, gjë që vije si absurdi më i madh i një lakmitari të sëmurë për pushtetin kriminal të cilin me këto zgjedhje, duket se bashkë me shumë shokët e tij , do ta humbin pakthyeshëm dhe përgjithmonë shkojne atje ku e kane vendin te cilin ua percaktoi populli me vote plebishitare !

.

Sikur mos të mjaftonte as kjo, përveç faktit se z. Pacolli është humbësi total i këtyre zgjedhjeve, bashkë me bashkëpunëtorët e mafies politike në vend, sjelljet e tyre ngjasojnë në sjellje prej puro-kriminelësh më neveritës, kur dihet mirë fakti se Pacolli as që kishte fuqi të njëmendtë politike për të garuar i vetëm në zgjedhje, ndaj dhe u detyrua të futet në listën e LDK-së, dhe figurat më të pështira të mafio-politikës, te krimit të organizuar ekonomik dhe nëntokës kriminale në vend. Mjerisht mafiozi Behxhet Pacolli i mësuar me sigurimin e posteve politike ndoshta edhe me benificione financiare, megjithëse nuk e ka as një autobus të plot votuesish, ai serish dëshiron me çdo kusht të “fitojë” ulëse pa vota apo të katapultohet si me magji në Kuvendin e Kosovës edhe pa votën e qytetarëve, në mënyrë që të imponohet serish në vendimmarrje, siç veproi për 12 vite me radhë në koketim me kuislingun e arrestuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Speciale Hashim Thaçi!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".