Krimi dhe korrupsioni kanë një emër, Kosova shtet model i bashkëjetesës së grupeve mafioze me mafio-politikën!

Krimi dhe korrupsioni kanë një emër, Kosova shtet model  i bashkëjetesës së grupeve mafioze me mafio-politikën!
Krimi dhe korrupsioni kanë një emër, Kosova shtet model  i bashkëjetesës së grupeve mafioze me mafio-politikën!

Ragip Guraziu

  • 24 shkurt 2021 - 07:49

Shkruan: Ragip Guraziu

Për të ndaluar që mafia të vazhdoj të grumbulloj kapital nga depërtimi në sistemin ekonomik dhe shmangies së tij sipas leverdisë së vetë, është e nevojshme të ndërhyhet me zgjidhje ligjore të cilat duhet të kenë parasysh edhe përmasat trans kombëtarë të fenomenit, si dhe me një sistem të rreptë kontrolli të zbatimit të rregullave drejtuese në këtë fushë, sepse është mafia ajo që përdor politikanët për të arritur synimet e saj.

-Është tepër absurde, e pa kuptueshme dhe e pa imagjinueshme se si qe e mundur që për këto mbi 20 vjet, defintivisht Gjykatat nuk patën guxim as kurajë të shpallin dënime me burgim efektiv duke në asnjë rast që ndërlidhet me aktakuzat ku janë të përfshirë të “fortit” e politikës, por kanë lejuar të shkelen Kodi penal, Kodi i Procedurës Penale dhe të gjitha udhëzimet pozitive të zbatimit të ligjit. Edhe tani rasti i fundit na lë të kuptojmë se si po vazhdon ashiqare lidhja e fuqishme kriminale e Drejtësisë me politikën, ashiqare po dalin në shesh gjykimet e ndikuara nga politika, duke dhënë dënime me kusht për të fortit e pushtetit, kur edhe ata kapen në flagrancë me fakte për abuzime. Një skandal i tillë ka ndodhur gjatë fundjavës së kaluar kur gjykatat themelore dënuan dy zyrtarë të lartë publik për vepra penale korruptive, njëri nga PDK dhe tjetri nga AAK.

Në të dy rastet, gjykatat shqiptuan dënime me kusht, sepse defintivishtë Gjykatat, nuk kishin guxim dhe kurajë të shpallin dënime me burg. Edhe studiuesit e problemeve të sigurisë ndërkombëtare, në analizat që i bëjnë për shtetet bashkëkohore, ku krimi i organizuar zhvillohet pa u ndëshkuar, i kategorizojnë këto shtete në katër tipe: shtete të dobët, të cilët nuk kanë burimet dhe kapacitetet për të luftuar pushtetin e krimit; Shtete të paralizuar, të cilët lejojnë të operojnë pushtete të tilla të krimit për motive të sakta politike; Shtet të korruptuar, në të cilët eksponentë të elitës politike nuk janë seriozë në luftën kundër krimit, sepse nxjerrin vetë shumë përfitime nga aktiviteti i organizatave kriminale; Shtete në kolaps, në të cilët pushteti është implikuar direkt në aktivitetin e krimit të organizuar.

Tipe të këtij shteti ka shumë në botën. Kosova nuk bënë përjashtim nga asnjë prej këtyre kategorizimeve, është model universal i dështimit në luftimin e krimit dhe të korrupsionit. Ka shumë gjëra të jashtëzakonshme, por asnjë nuk është më e mrekullueshme se njeriu. I jashtëzakonshëm në kuptimin që ai është i mrekullueshëm dhe monstruoz në të njëjtën kohë. Mafia ka evoluar ,së paku është dëshmuar tek ne në Kosovë. Në të kaluarën anëtarët e mafies janë trajnuar , sot përbërja e saj po trajnohet e pastaj po shkollohet! Në aksionet kundër mafies, është e nevojshme të studiohen lidhjet ekzistuese mes mafies, administrative publike dhe proceseve të grumbullimit të kapitaleve në kuadër të globalizimit. Nëse nuk bëhet një analize e tillë dhe nuk kuptohet realiteti i ''borgjezisë mafioze'' i lidhur me organizatat kriminale, nuk mund të kuptohet thelbi i mafies bashkëkohore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".