Isa Mustafa ai “harraq” i madh, ja kush ja kujton të kaluarën e dështuar dhe dënimin e merituar

Isa Mustafa ai “harraq” i madh, ja kush ja kujton të kaluarën e dështuar dhe dënimin e merituar
Isa Mustafa ai “harraq” i madh, ja kush ja kujton të kaluarën e dështuar dhe dënimin e merituar

Faik Krasniqi

  • 24 February 2021 - 13:03

Shkruan: Faik Krasniqi

Çfarë njeriu hipokrit. Xheloz dhe inatçor i madh. Z. Mustafa, ti e dinë pse LDK i humbi zgjedhjet, por po të them, me që po thua që ende nuk e ke kuptuar. Ju i humbët zgjedhjet për shkak se për më shumë se dy dekada u tallët me popullin. Prandaj erdhi ndëshkimi i madh. Me këtë mendësi këta prapë nuk mbushen mend. E kanë gjetur "fajtorin“ dhe nuk kanë nevojë të reformohen!

Në asnjë vend të botës nuk ndodhë që një lider i një partie, ose përfaqësuesit e një partie politike të akuzojnë popullin për humbjen e turpshme. Madje edhe simpatizuesit e tyre po e bëjnë një gjë të tillë, me fyerje të ndryshme. Këtë gjë e bënë vetëm një LDK e frustruar për shkak të humbjes së turpshme.

Isa Mustafa në vend se të kërkoj falje që në mënyrë të turpshme i humbën zgjedhjet për fajin e tij dhe të LDK-se, ai këtë faj e hedh tek elektorati që i dha shuplakën. Të gjithë e kanë kuptuar pse i humbi zgjedhjet, kurse ky ende nuk e ka kuptuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".