Nuk ka “Velika Albanija”, por vetëm një Shqipëri Etnike në Ballkan

Nuk ka “Velika Albanija”, por vetëm një Shqipëri Etnike në Ballkan
Nuk ka “Velika Albanija”, por vetëm një Shqipëri Etnike në Ballkan

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 25 February 2021 - 09:16

*** “Budallai më i madh nuk është ai që nuk di të lexojë, por ai që mendon se krejt atë që e lexon është e vërtetë” (I.A)

Prandaj, nuk duhet besuar spekulimeve serbe e as proserbe, që flasin dhe shkruajnë për “Shqipërinë e Madhe”, se gjoja shqiptarët dhe Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi…etj. kanë luftuar dhe kanë kërkuar çlirimin dhe bashkimin e “Velika Albanija”, sepse ajo kurrë nuk ka ekzistuar as në tokën e as në qiellin e Ballkanit, ndërkaq SHQIPËRIA ETNIKE dhe KOMBI SHQIPTAR, PO, aty ndodhen në hartën dhe në tokën iliro-arbërore në Gadishullin Ilirik, që sot i thonë “Ballkan”, toponim ky, gjeneza e të cilit ështëe sllave-bullgare.

***  Patrioti dhe atdhetari i shquar Hasan Prishtina nuk ka luftuar, as nuk ka kërkuar ‘Shqipërinë e Madhe”, por BASHKIMIN E KOMBIT DHE TË SHQIPËRISË ETNIKE!

Ndaj, as Lidhja Shqptare e Prizrenit (1878) me Abdyl Frashërin në krye, si dhë mëpastaj (1912) Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi…etj. nuk kanë luftuar, as nuk kanë kërkuar kurrfarë “Shqipërie të Madhe” e as “Shqipërie të vogël”, por për për pavarësimin dhe për bashkimin e 4 Vilajeteve Shqiptare brenda kufijve historikë, etnikë dhe gjeopolitikë të SHQIPËRISË ETNIKE. Për këtë ka luftuar me pushkë dhe me pendë Hasan Prishtina, jo për “Velika Albanija”, sepse ai nuk ishte analfabet dhe i marrë , që të mos ketë ditur ta bënte dallimin mids dy koncepteve “Shqipëri e Madhe” dhe “Shqipëri Etnike”, por ishte një patriot dhe erudit i vërtetë :  historian, etnograf i thellë, lider politik largpamës dhe jurist i famshëm (deputet i parlamentit turk) dhe atdhetar i palëkundshëm, i cili që atëherë e ka hedhur poshtë parullën antihistorike dhe antietnike shqiptare të pushtuesve serbomëdhenj “Velika Albanija”.

Nocioni “Shqipëri e Madhe” nuk ka kurrfarë përmbajtje shkencore (filozofike, politike, historike, etnike apo gjeopolitike etj.)

Prandaj, shqiptarët, që nga Skënderbeu e deri më sot (XV-XXI) nuk e njohin dhe, kurrë nuk janë ushqyer me një nusprodukt të tillë fashist, neofashist, kolonialist, hegjemonist,  racor sikurse që është “Velika Srbija”, e cila deri tani  ka përthithur më se gjysmën e popullsisë etnike shqiptare dhe, më se gjysmën e teritorit indigjen të SHQIPËRISË ETNIKE (1878-2021), duke u shërbyer dhe justifikuar me “bombën atomike”  antishqiptare –“Velika Albanija”.

Ata që po mundohen të “tjerrin holl” filozofi, politikë e shkencë, duhet të kenë kujdes që mos bijnë në shinat dhe në grackat e shkencës dhe të politikës së falsifikuar sllavo-bizantine ballkanike, duke u ushqyer me aditivët e kuzhinës së tyre antishqiptare dhe anti-SHQIPËRI ETNIKE, se gjoja ne po luftojmë dhe po kërkojmë krijimin e një “Shqipërie të Madhe” –“Velika Albanija” . – Aktipadi e “shkëlqyer” kjo, dhe jetëgjatë, jo më pak se 3 shekuj (XIX, XX, XXI). Mirëpo, shqiptarët nuk duhet të “ngulën” në këtë farë “thumbi të Hostenit”(sikurse që u ngulën në Gjykatën Speciale të Hagës, që e votuan dhe e përqafuan vetë në Parlamentin e Kosovës), sepse do të gaboheshin rëndë, duke justifikuar gënjeshtrat, shpifjet dhe manipulimet akuzuese serbomëdha, që në fokus kanë pasur, kanë dhe do të kenë zhbërjen e tërsishme të SHQIPËRISË ETNIKE. Për t’ia arritur këtij qëllimi racist dhe gjenocidal disashekullor, shteti, kisha, akademia dhe shkenca serbe ka gjetur edhe mjetet operacionale më të efektshme politiko-propagandistike, siç është arma politike dhe propagandistike “VELIK ALBANIJA”.

Kjo është “bomba atomike”, që e frikëson Ballkanin, Evropën dhe mbarë botën. Prandaj, ne, me asnjë çmim, nuk duhet ëndërruar e as përdorur (qoftë teorikisht a praktikisht) këtë “bombë”, sepse do të bënim VETËVRASJE KOLEKTIVE dhe të SHQIPËRISË ETNIKE në Ballkan. – Ne duam vetëm kthimin e territoreve tona të SHQIPËRISË ETNIKE, të cilat me agresione, me pushtime dhe me gjenocide i kanë ankesuar, kolonizuar dhe tjetërsuar aleanca sllavo-bizantine ballkanike (1878-2021).

Prandaj, gjithë botën e bëjmë me dije, se ne, kurrënjëherë në historinë tonë të deritashme, nuk kemi derdhur asnjë pikë gjak dhe, nuk kemi bërë asnjë betejë, asnjë kryengritje dhe, asnjë luftë (e të tilla janë më se “300” sosh) për formimin e  ndonjë “Velika Albanija”, “Greater Albania”, “La Grande Albanie”, ashtu siç po gënjen dhe po shpif  Aleanca ballkanike (Serbo-Greke-Malazeze dhe Bullgare), në veçanti pas përfundimit të dy luftërave ballkanike (1912-1913).

JO, Evropë, jo Amerikë, nuk duam  “Velika Albanija”, por vetëm kthimin e  tokave tona të SHQIPËRISË ETNIKE

Gjatë tri dekadave të fundme (1989-2021), “1 milion herë” e kemi provuar me fakte dhe me argumente të qëndrueshme historike, politike dhe juridike se, as në mendjen, as në shpirtin, as në dëshirat, as në kërkesat e as në aspiratat tona legjitime dhe legale nuk e kemi ëndërruar e as sajuar  tezën ideologjike serbo-sllave ballkanike “Velika Srbija”, as si realitet, as si ide, as si koncept, as si program, as si platformë, as si projekt dhe as si axhendë  me prioritet strategjik qoftë kombëtar, qoftë shtetëror, për shkak se kjo është vetëm një shpifje dhe gëjeshtër e historiografisë, e politikës, e propagandas së Kishës Ortodokse Serbe, e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Serbe dhe e gjithë literatures nacionale, shtetërore dhe kishtare  të “Velika Srbija” !

 “Shqipëria e Madhe” është “pjellë” e Serbisë së Madhe,  Jo assesi e shqiptarëve !

 Pavarësisht se kush nga shqiptarët (dikur në shekuj apo sot) e ka pohuar ose e ka shkruar sintagmën “Shqipëri e Madhe” ishte e gabueshme, është, dhe do të jetë gabim i madh, që mund të dëmtojë dhe të shpërfytyrojë përmbajtjen e nocionit shkencor të “Shqipërisë Etnike”. Prandaj, askush prej nesh nuk duhet të përdorë  parullën e rreme dhe të falsifikuar serbo-greko madhe  “Shqipëri e Madhe” (Velika Albanija), mbase, në asnjë kuptim nuk ka mbështetje dhe jusitifikim shkencor (as historik, as etnik, as gjeopolitik, as kulturor, as ekonomik …etj.). Duke qenë se deri më sot (XXI, viti 2021), shkenca e historisë, e sociologjisë, e etnografisë, e etnologjisë… etj., shqiptare nuk e ka trajtuar  dhe nuk e njeh termin “Shqipëri e Madhe”.

Mirëpo, shkenca shqiptare dhe ajo evropiane e ndërkombëtare kanë trajtuar dhe studiuar që nga themeli i etnisë, i popullit dhe i kombit shqiptar (XV-XXI) vetëm nocionin “SHQIPËRI ETNIKE”, jo  “Shqipëri e Madhe”. Veç literaturës historike, gjeografike, arkeologjike, linguistike, etnologjike, etnografike, sociologjike, politike , kuturore tradicionale , termin “Shqipëri Etnike e kanë trajtuar  edhe dhjetëra e qindra autorë të huaj evropianë (ilirologë, linguist, historian, filozofë, sociologë, politikologë dhe kulturologë etj.).

Prandaj, siç ka pohuar, edhe antishqiptari më i regjur serbomadh (i cili është autori i Projektit të shpërnguljes së të gjithë shqiptarëve të Veriut në Turqi), nobelisiti Ivo Andriq “ mos i besoni gjithë asaj çka lexoni, sepse mund të jetë e pavërtetë”, ashtu siç është edhe shpifja dhe gënjeshtra  sllavo-greko-bullgare “Velika Albanija”, e patentuar dhe e prodhuar në fabrikën industriale të gënjeshtrave dhe të shpifjeve serbomëdha me Andriqin, me Qubrilloviqin, me Cvijiqin, me Qosiqin, me Karaxhiqin…me Milosheviqin…e me Vuçiqin  (1878-2021).

Ndaj, si shqiptarët (sheknca, politika, publicistika, mjetet e informaionit), ashtu edhe autorët e huaj evropianë dhe botërorë (me përjashtim të rusëve, të bullgarëve, sllavomaqedonëve , të grekëve, dhe të malazezëve) në vijimësinë historike, kanë përdorur , dhe, edhe sot e përdorin termin “Shqipëri Etnike”, jo assesi togfjalshin antishkencor sllavo-grek “Velika Albanija” – “Shqipëria e Madhe”. Përmbajtja e këtij termi, do të thotë=KRIJIMIN E NJË “SHQIPËRIE TË MADHE me copa të territoreve të shteteve të huaja fqnije kolonialiste (Serbia, Greqia, Maqedonia Veriore dhe Mali i Zi).

Kjo është “alibia”, pse “Serbia e Madhe” që nga formimi i saj qoftë si principatë, qoftë si autonomi vazale, qoftë si shtet i pavarur (1878) e ka shpikur dhe “justifikuar” në kuptimin pseudoshkencor termin “Velika Albanija”, në mënyrë që të mashtrojë, të manipulojë dhe të sfidojë Evropën dhe tërë botën, se kinse shqiptarët “janë agresorë” dhe “pushtues”  të tokave të Serbisë,të Greqisë, të Mlait të Zi dhe të Maqedonisë Veriore”.

Kjo është akuzë e rëndë, mbase historikisht dhe politikisht që nga shekulli XIX, e, edhe sot, shekulli XXI, shqiptarët dhe SHQIPËRIA ETNIKE mbahen nën hipotekë të pathemltë dhe të padokumentueshme, se gjoja “janë pushtues” dhe “kolonizues” të territoreve  serbo-greko-malazeze dhe sllavo-maqedone. Kjo akuzë shpifarake nuk është e vërtetë, por është e kundërta, Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia Veriore kanë copëtuar, aneksuar dhe kolonizuar tokat dhe popullsinë shqiptare për t’i zgjeruar kufijtë artificialë-nacionalë dhe shtetërorë sllavo-bizantin.

Mirëpo, dot nuk duhet pranuar akuzën e sajuar serbo-greke “Shqipëria e Madhe”, ngase shqiptarët që nga periudha e lavdishme heroike e Skënderbeut e deri më sot nuk kanë luftuar për pushtimin e tokave sllavo-bizantine, por vetëm për kthimin dhe për mbrojtjen e trojeve etnike, dhe të identitetit kombëtar, territorial, administrativ shtetëror brenda kufijve natyralë, historikë dhe gjeopolitikë të Shqipërisë Etnike, të copëtuar dhe të kolonzuar me luftëra pushtuese gjenocidale nga “Antanta Sllavo-Greke Ballkanike”.

Pse qe 3 shekuj shqiptarët anatemohen  dhe akuzohen për “Shqipërinë e Madhe”, jo për SHQIPËRINË ETNIKE.

-Sepse, askund në literaturën sllavo-bizantine ballkanike nuk figuron përdorimi i nocionit  “SHQIPËRI ETNIKE”, por vetëm  “ Shqipëria e Madhe” , të harmonizuar dhe të balancuar në peshoren e strategjisë sulmuese,  të  mistifikimit  dhe të mohimit të përmbajtjes së përkufizimit  teorik dhe praktik të ekzistencës së SHQIPËRISË ETNIKE, ashtu siç ka gënjyer dhe shpifur dikur moti kancelari i hekurt gjerman Bizmarku  në Kongresin  e Berlinit (1878)  “SE  NUK KA KOMB SHQIPTAR” –“Il n’y a pas de Nationalite Albanaise!” (( Të drejtat e Shqipërisë Etnike,1944: op.cit. f.244) si dhe  “Dr. Vladan Gjorgjeviq, ish-kryeministër  i Serbisë (1913); “ Shqiptarët nuk janë një komb, por vetem nje perzierje fisesh pa histori, pa gjuhe dhe pa atdhe të përbashkët…Pra, formimi i një shteti të pavarur shqiptar, është jo vetëm e pamundur, por edhe e rrezikshme për Ballkanin dhe për Europën mbarë.” (po aty, f.41).

Çfarë “shpifje e pafytyrë”, e ndyrë, pritive, anticivilizuese dhe antievropiane  kjo e serbomadhit Vladan Gjorgjeviq, i cili mohon identitetin kombëtar  shqiptar dhe SHQIPËRINË ETNIKE,? – Kur historikisht, dihet se gjatë viteve 1912-1913, kur Serbia me aleatët e saj ballkanikë sllavo-grekë, në emër të çlirimit të territoreve të tyre nga Perandoria Osmane,  gjatë dy viteve të luftërave ballkanike “vranë dhe masakruan  mbi 150.000 shqiptarë dhe ua grabitën, aneksuan dhe kolonizuan tokat e tyre të Shqipërisë Etnike…” ( Po aty, f.41.).

Kjo është nga rsyet kryesore, pse që atëherë, edhe sot, amalgama kolonialiste, hegjemoniste dhe imperailiste serbo-sllavo-greke (Beograd, Podgoricë, Athinë dhe Shkup) askund nuk përmendin krimet e të tyre të gjenocidit mbi shqiptarët dhe gllabërimin e Shqipërisë Etnike (mbi 50% territory dhe popull shqiptar), vazhdojnë me vazin e vjetër kolonialist gjenocidal shekullore, duke i atakuar shqiptarët, se gjoja po përgatitën me Perëndimin, që të krijojnë “Shqipërinë e Madhe” !?

Mirëpo, këtë  produkt toksikologjik për florën, faunën, sigurinë, stabilitetin dhe paqën rajonale, nuk duhet ta konsumojnë as shkenca, as politika, as diplomacia e as masmediat shqiptare qoftë brenda apo jashtë SHQIPËRISË ETNIKE.

Si theksuam më sipër nuk duhet të tregohemi mendjetharë as kombëtarisht, as politikisht, as diplomatikisht e as historikisht, duke u ngulur në “Thumbin e Hostenit” sllavo-grek , se gjoja shqiptarët po luftojnë për formimin e “Shqipërisë së Madhe”. Këtë term, nuk guxojmë ta shohim se në ëndërr, lëre më të “reklamohemi” me të, gjoja  se “i pari, e paska përdorur Hasan Prishtina”! -  Çfarë do të thotë kjo? – Asgjë, vetëm se një provokim  politik infantil, që atrofizon idenë dhe konceptin shkencor të nocionit “SHQIPËRI ETNIKE”.

Pavarësisht se çfarë ka thënë Hasan Prishtina, përdorimi i termit “Shqipëri e Madhe” është i gabueshëm dhe i papranueshëm shkencërisht, si historikisht, politikisht, juridikisht dhe kombëtarisht, sepse  si Hasan Prishtina, ashtu edhe bashkideologët, bashkëmendimtarët, bashkëveprimtarët, bashkëluftëtarët dhe bashkëpatriotët e tij, kurrënjëherë as nuk kanë shkruar, as nuk kanë apeluar popullin, as nuk kanë luftuar e as nuk kanë kërkuar nga Stambolli(Perandoria Osmane) as nga Evropa, që të formonin ndonjë  “Shqipëri të Madhe”, por kanë sakrifikuar dhe flijuar më të shtrenjtën, duke kërkuar çlirimin, pavarësimin dhe bashkimin e KATËR VILAJETVE SHQIPTARE (Kosova, Janina, Manastiri dhe Shkodra) brenda kufijve natyralë, historikë dhe gjeopolitikë të SHQIPËRISË ETNIKE, jo të “Shqipërisë së Madhe”.

 -Të gjithë ata që, për çfarëdo interesi a qëllimi e përdorin dhe shërbehen me sintagmën “Shqipëria e Madhe”, në mënyrë të vetëdijshme a të pavetëdijshme , do të bëhen “argatë hangari” të politikës propagandistike antishqiptare “Velika Srbija”, e cila që nga shekulli XIX e lufton dhe e atrofizon bashkimin e SHQIPËRISË ETNIKE.

Prandaj,  të qëndrojmë sa më larg nga infektimi me “kovidin 19"-"Shqipëria e Madhe”, sepse kjo është arma bërthamore e mbrojtjes së kolonializmit gjenocidal sllavo-grek mbi gjysmën e kombit shqiptar dhe mbi gjysmën e territorit autokton të SHQIPËRISË ETNIKE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".