Mjegulla e madhe u hoqë më 14 shkurt?! 

Mjegulla e madhe u hoqë më 14 shkurt?! 
Mjegulla e madhe u hoqë më 14 shkurt?! 

Skender Mulliqi

  • 25 February 2021 - 16:24

Shkruan:  Skënder MULLIQI 

 Nuk është shumë e besueshme , është  e pa vërtetë dhe artificiale ndarja e atyre të cilët e duan Kosovën dhe atyre që janë kundër saj. Edhe nese merremi me përqindje së cilët janë ata shqiptarë të cilët nuk e duan Kosovën kjo përqindje është e vogël. Këto gjera  I prodhuan  armiqët serbosllavë për ti  përqarë e shqiptarët, që më lehtë pastaj edhe  ti  sundojnë.

Ndosha gjatë okupimit edhe kan arritur pak në këtë drejtim ,edhe pse kurrë nuk arritën të na përqajnë në përmasën që të na rrezikohet identiteti dhe qenja jonë kombëtare . Shqiptarët kalun shumë faza historike  ku nuk ka qenë lehtë të qendrojnë deri më fund vertiklisht përballë burgosjëve, vrasjëve dhe arrestimeve të vazhdueshme nga UDB famkeqe serbe.

Erdhën edhe vitët e luftës të fundit çlirimtare ku më ndihmën e miqëve tanë amerikan dhe evropian arritëm të çlirohemi përfundimisht nga regjimi okupues serbomadh, por për fat të keq nuk kemi arritur në tërsi të çlirohemi nga vetvetja jonë! 

E gjithë  vërteta është së Kosova pas luftës u nda në njerëzit e ndërshëm, dhe në taborrin e atyre që nuk punuan ndërshmërisht për shtet. Pastaj, e vërteta tjetër e madhe është ndarja në të moralshem dhe të pa moralshem, sidomos kur bëhët fjalë për njerëzit e politikës dhe të biznesit.

Pamë gjatë këtyre vitëve edhe ndarjën famoze, të Kosovës në shumicë të varfër , dhe në anën tjetër ndarjën në pakicë të pasuruar .E kemi pasur mundësitë të kemi një Kosovë unike edhe në këtë drejtim, sikur elitat politike të kishin punuar ndërshmerisht për shtet dhe për mirëqenje të qytetarëve .Kjo nuk ka qenë vëtem dëshirë e shqiptarëve fillë pas çlirimit , por ka qenë realitet dhe shumë e mundshme . Elitat në pushtet gjithmonë zgjodhën sulmin si më e mira mbrojtje.

Kjo është taktikë kur gabojmë , dhe sulmojmë anën e kundërt para së ajo të na sulmon neve. Pushtetet e kaluara qytetarët i ndan në të “ tyre” dhe  të “atyre”, që është shumë e dëmshme për shtet dhe për kombin përgjithësisht.

Kjo mjegullë dhe kjo logjikë  nga sytë e qytëtarëve  është  përmbysur më zgjedhjet e 14 shkurtit, kur ata mirë  i idenitifikuan së cilët ishin të mirët dhe cilët ishin “djemtë e këqinjë të Kosovës” . Kjo datë do të jetë historike për shqiptarët e Kosovës, duke hyrë në një epokë të re zhvillimore, dhe të demokratizimit të vendit .

Të shpresojmë së do të kemi një Kosovë të re , një Kosovë shumë  më ndryshe, të përparuar, të integruar në BE dhe në NATO, si synim i përhershëm i shqiptarëve … 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".