Vendet e garantuara për minoritetet të ndalohen me ndryshimet kushtetuese, prokuroria ta heton ndërhyrjet e Beogradit në zgjedhjet e Kosovës me Listën serbe

Vendet e garantuara për minoritetet të ndalohen me ndryshimet kushtetuese, prokuroria ta heton ndërhyrjet e Beogradit në zgjedhjet e Kosovës me Listën serbe
Vendet e garantuara për minoritetet të ndalohen me ndryshimet kushtetuese, prokuroria ta heton ndërhyrjet e Beogradit në zgjedhjet e Kosovës me Listën serbe

Muhamet Kelmendi

  • 25 February 2021 - 19:00

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Prokuroria kërkohet të veprojë kundër Listës serbe. Ajo tashmë dihet se është bashkim kriminal i Serbisë. I thash këto për të qenë të qartë se minoritetet në Kosovë janë në pozita më të favorizuara në botë. Ata nuk kanë nevojë fare për zgjedhje. Pozitat e tyre janë të garantuara. Dhe kështu edhe janë bërë pengesë për barazi shoqërore dhe qytetare. I takon qeverisë në ardhje ta ndalë këtë çështje dhe njëherë e mirë ta futë në sistem votën si kriter bazë pa të cilin askush nuk mundet të fituar ulëse në Kuvend.

Për formimin e institucioneve të Kosovës ekzistojnë vota të mjaftueshme, për formimin e Qeverisë. Formimi i Qeverise varet nga koalicionet mes partive politike shqiptare, çdo herë nëse VV nuk ka arritur ti bëjë 61 deputete. Po kështu është edhe te zgjedhja e Presidentit të vendit. Këtu lypset koalicioni me partitë tjera. Partitë shumicë shqiptare kanë vota të mjaftueshme për çdo vendim në Kuvend. E tërë çështja varet nga koalicionet dhe nga përgjegjësia e partive politike në Kuvend. Mos bllokimi i punës së Kuvendit, duke mos dalë nga seancat, është faktori kryesor në funksionimin è Kuvendit. Partitë politike të komuniteteve jo shumicë i kanë të garantuara ulëset për deputet dhe vendet në Qeveri me Kushtetutë. Kjo është antidemokratike. Pikërisht këtu kemi intervenim të Beogradit nëpërmjet Listës serbe. Në këtë kontekst kërkohet që të shkohet nga ndryshimi i Kushtetutës dhe të gjitha minoriteteve të ju hiqen vendet e garantuara. Ajo formë nuk është demokratike dhe po shihet se po manovrohen e po keqpërdoren. Po kështu ato janë bërë pengesë e madhe për çështjet jetike, si për Referendumi, Ligji mbi Buxhetin, deri te Ligji mbi Ushtrinë e shumë fusha të tjera. Askund në botë nuk është ndonjë vend ku komunitetet, si serbët, romët, turqit, boshnjakët, ashkalitë, egjiptianët e kush jo tjetër, që të fitojnë ulëse deputetësh me disa qindra veta qytetarësh të imagjinuar, t'i kenë tërë ato vende në Kuvend dhe në Qeveri të rezervuara me Kushtetutë. Ato minoritete, në shtetet tjera demokratike, nuk trajtohen në këtë mënyrë si në Kosovë, fare nuk futen në Qeveri dhe as në Kuvend duke ju garantuar e rezervuar vendet.. Po kjo nuk do të thotë që nuk ju njihen dhe respektohen të drejtat. Përkundrazi. Ata gëzojnë çdo të drejtë nacionale dhe demokratike, shoqërore dhe liri qytetare. Unë nuk po mund të mendoj se si midis partive politike shqiptare të ketë fërkime dhe mos pajtime në çështjet vitale kur dihen ndikimet nëpërmjet minoriteteve. Kjo gjë kërkohet t'i lidhë më shumë forcat politike në ndërtimin e pushtetit. Por kjo nuk e arsyeton KQZ-në dhe asnjë organ tjetër , si prokurorinë dhe organet e pushtetit, pse tolerojnë ndikime të tilla në zgjedhjet e deputetëve nga minoritetet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".